LAJMI I FUNDIT:

Modeli ri 911 Targa ka pësuar shumë pak ndryshime (Foto)

Modeli ri 911 Targa ka pësuar shumë pak ndryshime (Foto)

Dallime të lehta, në krahasim me modelin e mëparshëm

Sa herë që shihet ndonjë model i ri duke u testuar, vërehen dallime të mëdha nga version i mëparshëm, por kjo nuk ndodhë edhe me 911 Targa të ri, transmeton Telegrafi.

Kjo Porsche është testuar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, pa asnjë shtresë kamuflazhi, ku vërehej mirë çdo pjesë e eksterierit. Duket se makina është gati për prodhim, ndërsa po i bëhen përgatitjet e fundit, që të shfaqet gjatë shtatorit në Frankfurt Auto Show.


Targa ka qenë gjithnjë një makinë e dashur dhe e pëlqyeshme, që është blerë për arsye emocionale dhe jo logjike. Nuk ka asgjë praktike në të, sepse peshon më shumë se 911 Cabriolet dhe ka çmim të njëjtëme të, derisa nuk e ka tavanin e hapur njejtë.

Në pjesën e sipërme ka vetëm një dritare të vogël, për një ajrosje jot ë bollshme. Kështu vazhdon të jetë edhe më tutje, bashkë me shumë përfundime të njejta me modelin aktual.

Ende nuk dihen arsyet, pse Porsche 911 Targa, vazhdon të ketë dukjen e njejtë, apo fokusi është nën kapak ku mund t’i jenë rritur fuqitë. /Telegrafi/