Fustani legjendar i Tom Ford rikthehet në pasarela dhe rrjete sociale - ja pse nuk del kurrë nga moda!

Supermodelja e famshme Emily Ratajkowski është fotografuar së fundmi në Nju Jork, para studios së NBC-së.


Duket se çdo paraqitje e saj tërheq vëmendjen - edhe kur nuk e ka synim…

Siç raportojnë mediat e huaja, ajo ishte e ftuar në emisionin e mbrëmjes “Late Night with Seth Meyers“, ku foli për karrierën e saj profesionale si modele, por edhe për një video virale që kishte publikuar në mars të këtij viti, transmeton Telegrafi.

profimedia

Vëmendjen më të madhe të të pranishmëve, përfshirë edhe shikuesit para ekraneve, e tërhoqi fustani i saj minimalist që thekson këmbët e gjata dhe linjat e saj të lakmueshme.

Fustani mban firmën e stilistit të njohur Tom Ford, i cili e krijoi këtë vepër arti në vitin 2000, kur ishte ende pjesë e epokës së madhe të “Gucci”-t.

Veçantia e këtij modeli qëndron si në prerjen, ashtu edhe në motivin që atëherë shkaktoi një revolucion të vërtetë në botën e modës.

Dizajni i guximshëm me lëkurë pitoni nuk mund të bëhej pjesë e gardërobës së çdo gruaje, sepse sfidonte konceptet tradicionale të modës.

Prandaj, ai ishte menduar për të gjitha gratë që ishin të gatshme të sfidonin bindjet e tyre.

Duket se kjo ‘lojë me zjarrin’ i ka vlejtur Fordit, pasi vetë krijimi, edhe sot, 25 vjet pas prezantimit të parë, gëzon popullaritet të madh mes gjinisë së bukur.

profimedia

Sa i përket pjesës tjetër të stilimit, Emily zgjodhi një krehje të thjeshtë, flokë të drejtë të krehur dhe grim të butë në nuanca natyrale.

Ajo shtoi edhe taka të larta, për të vënë edhe më shumë në pah siluetën e saj. /Telegrafi/