Ndoshta lexueseve dhe lexuesve të mi të sotëm ky titull mund t’u duket disi i habitshëm, por habia e tyre nuk do të zgjasë veçse… disa sekonda. Po nxitoj të shpjegohem: Andej nga mesi i viteve 1970, një gazetar francez, të cilit i pata shërbyer për disa ditë si përkthyes, para se të largohej nga Shqipëria më dhuroi një libër ku përshkruhej jeta në burgjet franceze të asaj kohe. E lexova me kërshëri e ëndje njëherazi.
Mbaj mend nga leximi i tij një episod mjaft interesant, ku bëhej fjalë për një të burgosur franko-aziatik, që kishte qenë në burg edhe në Kinën komuniste, atë të Mao Ce-Dunit, dhe që rrëfente me hollësi përvojën e tij si i burgosur politik në kohën e Revolucionit Kulturor në atë vend – revolucion që u kushtoi jetën mijëra njerëzve.
Atje pra, në burgun ku ai kishte qëndruar një numër vitesh, çdo i burgosur politik duhej të kalonte detyrimisht, të paktën një herë në muaj, disa orë në një dhomë ku, në njërin prej mureve, ishte pikturuar portreti i Mao Ce-Dunit, udhëheqësit absolut, të pagabueshëm e të lavdishëm të Republikës Popullore të Kinës; aty pranë ndodhej edhe një kazan i mbushur me baltë.
I burgosuri duhej detyrimisht t’i gjuante me topa balte fytyrës së Mao Ce-Dunit në mur dhe, njëkohësisht ta shante e ta fyente me fjalët më të pista që i vinin në mendje e, rrjedhimisht, në gojë e në majë të gjuhës. Në këtë mënyrë, ai shkarkonte gjithë energjitë e tij negative, para se të lexonte me detyrim, pasi të ishte kthyer në qelinë e vet, “Librin e Kuq” me citate të Mao Ce-Dunit, sigurisht!
Unë prirem të besoj se ky model riedukimi ideologjik i bazuar në këtë lloj shpëlarjeje truri ia ka arritur qëllimit të tij, meqë Kina e sotme vazhdon të jetë një shtet monopartiak dhe se Mao Ce-Duni, pavarësisht tmerreve që u bënë nën udhëheqjen e tij kundër lirisë së mendimit dhe të drejtave të njeriut, adhurohet ende sot e kësaj dite. Por, çuditem deri në topitje, shtangie e çmeritje sesi Enver Hoxha, bashkëluftëtar për disa vjet radhazi i Mao Ce-Dunit në luftën kundër imperializmit amerikan dhe social-imperializmit sovjetik (u kujtoj lexueseve e lexuesve këngën tonë popullore të asaj kohe që kishte këtë refren “Dy luanë ka sot bota/ një Azia, një Europa/ Mao-Ce Duni dhe Enver Hoxha”! sesi nuk e kopjoi dhe nuk e zbatoi këtë model riedukimi në burgjet e tij, sepse po ta kishte bërë këtë, me shumë gjasë monumenti i tij do të ngrihej kryelartë ende sot e kësaj dite në gungsheshin “Skënderbej” të kryeqytetit tonë kryekëput të betonuar!
Gjithsesi, ish-kolegu dhe miku im i vjetër Aqif Qifa, intelektual qibar e mendjeqiqër, mendon se modeli kinez në fjalë mund të ndiqet sot, qoftë edhe thjesht si eksperiment shpëlarjeje truri, nga udhëheqja e Partisë Socialiste (sigurisht jo në burg, por në një sallë të selisë së saj) dhe nga deputetët e saj (sigurisht jo në burg, por në një sallë të Kuvendit), nëse këto dy struktura sipërore urojnë që Edi Rama, lideri i tyre absolut, i pagabueshëm e i lavdishëm, aktualisht edhe kryeministër, të ketë monumentin e tij në gungsheshin “Skënderbej” i cili, me shumë gjasë, do të përurohet ditën kur Partia Socialiste, në gjurmët e Partisë së Punës, do të jetë më në fund partia e vetme, unikale dhe ekskluzive e Republikës së Shqipërisë.
Mirëpo, në kuadrin konkret të eksperimentit të sapopërmendur, modeli kinez në fjalë mund të ndiqet edhe në tërë administratën publike, në gjykata e prokurori, në ushtri e polici, në shkollat e mesme e të larta, në qendra pune, ndërmarrje, fabrika, uzina, spitale e ambulanca, për të pastruar mendjet e njerëzve nga mendimet e liga për Kryetarin Madhështor të Partisë Socialiste e të Qeverisë së Tij të Admirueshme.
Nga ana tjetër, Aqif Qifa, po aq qibar e mendjeqiqër, ka dëshirë t’i shkruajë kryetarit Rama për t’i propozuar që modeli kinez i lartpërmendur, duhet patjetër të ndiqet edhe në maternitetet tona ku, me t’u shtruar për të lindur, zonjat e zonjushat shtatzëna mund e duhet t’i shkarkojnë energjitë e tyre negative duke hedhur të paktën disa vështrime armiqësore përvëluese e duke sharë rëndshëm në drejtim të portretit të kryetarit Rama.
Me shumë gjasë, kjo do t’u bëjë mirë edhe foshnjave që do të lindim pas pak, sepse falë këtij vaksinimi telepatik të ndihmuar gjithashtu nga kordoni kërthizor që ende i lidh me nënat, falë edhe qumështit të tyre të filtruar ideologjikisht, ata do të kenë tërë jetën në gjak e në shpirt një dashuri të pakufishme për xhaxhi Ramën! Si pasojë, kur të bëhen për të shkuar në kopshtin e fëmijëve, këta të porsalindur do të recitojnë, jo si paraardhësit e tyre të dikurshëm, “Xhaxhi Enver, xhaxhi Enver/ e ke gojën me sheqer/ me sheqer e me hurma/ lum Partia që të ka!”, por “Xhaxhi Rama, trim me fletë,/ e ke gojën me sherbet/ me sherbet për revani/ e gjithë bota të ka zili!”. /Titulli origjinal: Sipas një modeli aziatik…/Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë