Modelet më të mira të flokëve për një fytyrë të rrumbullakët: Në modë është bobi, gjatësia dhe forma mund t'ju zbukurojnë dhe rinojnë
A i përshtatet një prerje flokësh bob një fytyre të rrumbullakët? Ja çfarë thonë parukierët!
Nuk është asnjëherë e lehtë për femrat të zgjedhin një model flokësh, është një shaka e njohur që të gjitha ato që kanë flokë kaçurrela duan flokë të drejtë dhe ato që nuk kanë kaçurrela nuk kursejnë para vetëm për t’i bërë të tilla.
Në ditët e sotme, duket sikur të gjitha femrat duan një “bob”, por ato me fytyrë të rrumbullakët shpesh pyesin nëse ky model flokësh është për to.
Parukierët thonë se ky model është edhe për to, thjesht duhet të zgjedhin gjatësinë, formën dhe stilin e duhur, transmeton Telegrafi.
1. Bob me ndarje anësore
Nëse ju pëlqejnë flokët e drejtë, bëni një pjesë anash, sa më larg nga mesi, dhe kështu do të merrni një formë bob që do të zgjasë një fytyrë të rrumbullakët.
2. "Kitty cut"gjatësia e bobit deri te klavikula
Bob "Kitty cut"është i shkëlqyeshëm për një fytyrë të rrumbullakët, sepse gjatësia deri në klavikulë i jep një "kornizë" ovale fizionomisë. Mund të kërkoni një prerje flokësh të shkallëzuar dhe t’u shtoni një “perde” ballukeve.
Bobi francez
Floktarët thonë se bobi francez është ideal për një fytyrë të rrumbullakët, sepse flokët priten gradualisht më shkurt në pjesën e pasme. Është më i gjatë përpara dhe zgjat të gjithë fizionominë
@jayne_edosalon French bob on a gorgeous face with rounder features and baby fine stick straight hair ❤️ I opened up and framed her cheekbones — this trick makes a bob work on anyone when cut at the right length. I styled her hair with Hair Balm for a soft and piecey look and then Undressed Texture Spray at the roots for a fuller, more voluminous silhouette. A little tuck behind her ears for a bend flip around her face… and that’s it! #jaynematthews #razorcut #hairtutorial #haireducation #summerhair #hairinspo #shorthairinspo #frenchbob #bobinspo #beforeandafterhair #hairtransformation #hairstory #shorthairstyle #bobcut #frenchbobhaircut #straighthair #finehair #classiccut #frenchhairstyle
/Telegrafi/






























