Modelet e reja nga Nissan do të jenë shumë më të lehta, fal metalit special të punuar me teknologji të lartë (Foto)

Infiniti QX50 është modeli parë, në të cilin është përdorur ky material
Mund të mos vërehet, por në pjesën e përparme dhe të pasme të QX50, është aplikuar materiali special i punuar me teknologji të lartë, transmeton Telegrafi.
Tani e tutje, Nissan do të përdorë të njëjtin metal me përbërje të veçantë dhe elasticitet të lart edhe në modelet tjera. Pa bërë të ditur se në cilat modelet do të aplikohet, Nissan ka konfirmuar se ky material do të jetë më i lehtë dhe mundëson shumë përparësi aerodinamike, duke mundësuar zvogëlimin e emetimit të gazrave dhe mbrojtje më të madhe për udhëtarët.
Materiali është krijuar nga Nissan dhe Nippon Steel & Sumitomo Metal Corp, një ndër kompanitë lidere në përpunimin e metalit.
Kombinimi i fuqisë së metalit dhe lehtësisë në prerje dhe lakim, ndihmon në krijimin e pjesëve komplekse që janë shumë më të holla dhe të lehta, se ekuivalenti i pjesëve nga metali i zakonshëm. Përdorimi i këtij metali, është pjesë e projektit të Nissan, që deri më 2022 ta reduktojë për 40 për qind emetimin e CO2.
Prodhuesi japonez, pretendon se modelet e reja, do të jenë deri në 25 për qind më të lehta, vetëm fal aplikimit të këtij metali. Ky metal mund të presohet i ftohtë dhe ka elasticitet prej 980 megapaskalëve, që e bën përdorimin e tij shumë më të lehtë dhe ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë