Moda luksoze në dasmën e Jeff Bezos - Kush shkëlqeu më shumë?”

Të ftuarat që vodhën vëmendjen në dasmën miliardere
Themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos dhe ish-gazetarja Lauren Sánchez janë martuar zyrtarisht, ndërsa dasma e tyre madhështore në Venecia u shndërrua në një spektakël të vërtetë mode.
Më 27 qershor, të ftuar të rangut A-list morën pjesë në të ashtuquajturën “dasma e vitit”, të veshur me krijime ekskluzive të stilistëve më të njohur.
Megjithëse nuk pati një temë të përbashkët për kodin e veshjes, shumë të ftuar zgjodhën ngjyrën rozë, si Khloe Kardashian, Ivanka Trump, Sydney Sweeney dhe Oprah.
Të tjera preferuan elegancën klasike të zezës, të zbukuruar me bizhuteri që bënin deklaratë, siç bënë Kendall Jenner dhe Karlie Kloss. Kris Jenner dhe bashkëshortja e Usher, Jennifer Goicoechea, u shfaqën me fustane në dy ngjyra, transmeton Telegrafi.
Shihni të famshmit dhe personazhet më të mirë të veshur në festën madhështore të dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, në ishullin San Giorgio Maggiore:
Për Kim Kardashian, sensualiteti është thelbësor. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë çokollatë të errët, që përshtatej me trupin dhe kishte dekolte në formë V-je, të zbukuruar me detaje vezulluese nga Versace. Veshjen e kishte kombinuar me një gjerdan të madh, të mbuluar me gurë të çmuar, dhe syze dielli të errëta për eventin në natyrë.
Khloe Kardashian ishte magjepsëse me fustanin rozë, të mbuluar me shkëlqim sequins, me dekolte në formë zemre dhe me një pelush struci nga Tamara Ralph. Një shkëlqim i shtuar vinte nga gjerdani me diamante nga Lorraine Schwartz.
Kylie Jenner zgjodhi një veshje më të guximshme dhe më provokuese - një ansambël argjendi me korse nga stilistja turko-britanike Dilara Findikoglu, që theksonte siluetën e saj në formë rëre. Ndryshe nga motrat Kim, Khloe dhe Kendall, që kishin zgjedhur gjerdanë të mëdhenj, Kylie kishte veshur vetëm një palë vathë me diamante nga Lorraine Schwartz.
Kris Jenner, e cila mori pjesë në dasmë me partnerin e saj Corey Gamble, përcolli një imazh rinor dhe glamuroz me fustanin e zi, të plotësuar me mëngë të fryra, transparente, në ngjyrë bezhë.
Oprah ishte ndër të veshurat më bukur në dasmën Bezos-Sánchez, me fustanin e saj rozë, me supe të zbuluara dhe detaje të mbledhura në bel.
Ivanka Trump, e shoqëruar nga bashkëshorti Jared Kushner, shkëlqeu me një fustan rozë pa rripa, me shkëlqim dhe të prerë A-line, me një çarje të thellë, një krijim couture nga Tony Ward.
Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj të butë rozë, pa rripa, nga Oscar de la Renta, të kombinuar me një gjerdan me gurë të çmuar.
Karlie Kloss, e cila pret fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Joshua Kushner, dukej elegante me një fustan minimalist të zi.
E dashura e Leonardo Di Caprio-s, Vittoria Ceretti, tërhoqi vështrimet me fustanin e saj të zi Alexander McQueen, me detaj kryq pas shpine, duke kombinuar sensualitetin me klas. /Telegrafi/




















































