LAJMI I FUNDIT:

Mocioni me debat për çështjen McGonigal me Ramën, Balla: Do vendosim shumë shpejt datën

Mocioni me debat për çështjen McGonigal me Ramën, Balla: Do vendosim shumë shpejt datën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se mocioni me debat i opozitës dhe kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet në një nga të enjtet e ardhshme.

Balla në një dalje për mediat nënvizoi se i pranishëm do të jetë edhe Rama ndërsa shtoi se ditën e sotme nuk do të jetë i pranishëm për shkak të një vizite të rëndësishme të homologut të tij bavarez.

“Siç ju informova, kemi miratuar zhvillimin me mocion me debat brenda 30 ditëve. Që mocioni me debat të zhvillohet, duhet të ulet Alibeaj dhe Doda bashkë me mua që të përcaktojmë edhe kushtet. Unë kam propozuar 12 orë dhe kohët e përkatëse. Duhet të biem dakord edhe për datat, mendoj që nga një nga të enjtet që vijnë ne do ta zhvillojmë edhe këtë debat. Duhet ta flasim edhe me kryetarët e grupeve”, tha Balla.


“Kemi përcaktuar kohën më të madhe që është bërë ndonjëherë, kryeministri do jetë. Sot Shqipëria mikpret një mik të rëndësishëm që viziton Shqipërinë, kryeministri i landit të Bavarisë ka një axhendë të paracaktuar, përpos kësaj seanca e ditës së sotme ka të bëjë me kohën që u jepet deputetëve”, shtoi Balla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori