Mbrëmje, mesi i nëntorit, jam ulur në një nga lokalet e pakta të qytetit bregdetar në Algarve të Portugalisë portugez, natyrisht në distancë dhe jashtë. Papritur një fishkëllimë, mu pranë veshit. Një grup prej 10 grash që festojnë brenda lokalit mbrëmjen e fundit të beqarisë, reagon me hezitim ndaj fishkëllimës së baristit. Njëra prej tyre vazhdon të kërcej në tavolinë, një tjetër bën edhe një rrotullim në shtyllën metalike. Baristi përpiqet t’i ndajë gratë në tavolinë të veçanta dhe i tërheq karriget nga njëra-tjetra (rregulli publik i Covid-19 thotë, që maksimalisht mund të ulen në një tavolinë gjashtë persona).
Po pse ky kujdes papritur?
Atëherë shoh se burri me dy gishtat zgjatur më bie supeve: imiton spaletat e uniformave blu; pas pak do të vijë për kontroll policia. Pasi policia u largua, gostia vazhdoi. Deri tek kontrolli tjetër. Ky ritual i çuditshëm mund të të zemërojë. Por, ta shohësh krizën aktuale si një katastrofë globale të cilës duhet t’i dalësh ballë me të gjithë fuqinë, shkon sipas mendimit tim me botëkuptimin përkatës: ta shohësh historinë si një renditje të epidemive, luftërave dhe kataklizmave. Sipas këtij botëkuptimi është detyrë e njerëzve ta mposhtin kaosin. Kështu argumenton gazetarja polake, Eva Wanat: “Nuk ka një botë pas pandemisë, ka vetëm një botë në mes të pandemieve.”
Unë personalisht nuk besoj, se bota është kaos luftarak i fuqive. Më shumë e përfytyroj paqëndrueshmërinë e botës si mobilitet të njeriut dhe natyrës. Që nga tetori e kundroj këtë mobilitet nga Algarve. Përveç më shumë se 400 mijë qytetarëve portugezë jetojnë këtu si rezidentë edhe 150 mijë të huaj. Kësaj i shtohen qytetarë të tjerë që kalojnë dimrin në këtë rajon. Disa nuk arritën të vinin dot në vjeshtë, për shkak të pandemisë, të tjerët kanë ardhur pikërisht për këtë arsye.
Për shembull: një çift pensionistësh, ai një ish-sipërmarrës me pasaportë holandeze, ajo një edukatore kopshti dhe fizioterapiste me pasaportë daneze. Një suedez që vlerëson projekte të ndryshme për një sipërmarrje gjermane dhe gruaja e tij nga Mozambiku. U njoha me një artist tatuazhesh nga Angola, një shitëse që flet rusisht në një ëmbëltore, një masazhatore nga Polonia, një berber nga Brazili dhe në fund një vajzë nga Malaui që donte të shkonte në Britaninë e Madhe, kur filloi mbyllja në pranverë.
Disa prej këtyre njerëzve besojnë se Evropa pa kufij ka kuptim edhe në kohë krize. Të tjerë nuk preken shumë nga gjendja aktuale: ata kanë i rënë rrotull globit dhe kanë parë shumë rreziqe. Shumë nga ne i shohin njerëz të tillë si raste përjashtuese të pafat – si vetmitarë tek të cilët “diçka” ka ecur gabimisht në jetë, apo si të arratisur me dhunë nga vatrat e tyre. Por edhe nëse një fatkeqësi e caktuar është arsye për mobilitetin, ajo nuk është asnjëherë e vetmja. A nuk është historia e njerëzimit një histori mobiliteti? Mobilitet që nuk kontrollohet dhe nuk kufizohet?
Pak a shumë kështu e shohin edhe policë gjendjen këtu. “Qeveria bën sikur mund të kontrollojë gjithçka”, më thotë privatisht një polic, që vazhdimisht del me kolegët për patrullim. “Por çfarë mund të arrijë ajo? Ti kontrollon në një pikë, dhe në tjetrën del situata nga kontrolli. Përveç kësaj, çfarë do të bëjmë ne, nëse lokalet tona falimentojnë? A duam ne që njerëzit që punojnë këtu, të emigrojnë në Gjermani për të bërë tek ju punë të ulëta? Apo të jetojnë këtu pa punë e pa para e kështu të hapin probleme?”
Katastrofat, të vogla apo të mëdha nuk e ndalin mobilitetin. Ato na kujtojnë, se sa pak mund t’i kontrollojmë njerëzit. Çfarë pamje do të ketë bota pas krizës së pandemisë? A do të udhëtosh vetëm me një pasaportë vaksinimi? Vaksina e Covidit-19 nuk është e para që prek në tërësi njerëzimin. Që tani ka vende ku ka detyrim të bësh vaksina shtesë.
Mobiliteti nuk është vetëm privilegji i një udhëtimi me avion, me një vizë në pasaportë dhe kuletën plot. Mobiliteti përfshin edhe ata që më pak apo më shumë përkundër rendit politik botëror ndërrojnë vend. Mobilitet do të thotë shpesh të mos kesh pasaportë udhëtimi apo vizë, dhe një kuletë bosh. E më e rëndësishmja mobiliteti është besimi që bota nuk është vetëm luftë, dhunë, katastrofë, por edhe një jetë, në të cilën ke aq të ardhura sa mund sigurosh një strehë, ushqim dhe shkollë për fëmijët. Po qe se unë rastësisht lind në një vend ku kjo nuk është e mundur, apo thjesht sepse aty nuk më pëlqen, do më duhet të shkoj diku tjetër. Mund të ndërroj vend. Këtë nuk ka për ta ndryshuar as Covidi-19.
Nëse e harron, se sa e paparashikueshme është bota, mund të hipnotizohesh kollaj nga pamjet e katastrofave. Sa më i fortë të jetë besimi, që ne e kontrollojmë mobilitetin e jetës sonë, aq më të zhgënjyer ndjehemi, kur vërejmë se kjo nuk bëhet. Ky zhgënjim e pikturon realitetin me ngjyra të errëta të dhunës dhe kaosit, që duhet vënë nën kontroll. Ta themi hapur, në fund askush nuk e di se si ecën bota, por kulti i katastrofave të merr përdore drejt zemërimit impulsiv dhe damkosjes së atyre që e përdorin këtë mobilitet. E nëse dikush pyet: Jo, në dhjetor nuk pësuan rritje eksponenciale shifrat e koronavirusit. Ato madje kanë rënë. Por kjo është një histori tjetër. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri