LAJMI I FUNDIT:

Mo Salah do ta konsiderojë ofertën e gjigantit evropian nëse nuk rinovon me Liverpoolin

Mo Salah do ta konsiderojë ofertën e gjigantit evropian nëse nuk rinovon me Liverpoolin

Prioriteti kryesor i Mohamed Salah është që të nënshkruajë një kontratë të re tek Liverpooli, sipas një raportimi të ri, por ai do të konsideronte transferimin diku tjetër vetëm në rast se bisedimet me klubin ngecin.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili cilësohet gjerësisht si njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të Liverpoolit, po luan momentalisht vitin e tij të fundit të kontratës në ‘Anfield’.

E ardhmja e tij ka qenë një pikë diskutimi tash e sa kohë, kur dihet se vitin e kaluar Liverpooli refuzoi një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Al Ittihadi.


Më herët gjatë kësaj jave, u raportua se një tjetër klub saudit, Al Hilal, dëshiron të nënshkruaj me egjiptianin para Kupës së Botës për Klube.

Muajin e kaluar, drejtori i Superligës së Arabisë, Michael Emenalo, tha se raportimet janë ‘të vërteta’ sa i përket përpjekjeve të tyre për ta transferuar Salah, por një burim pranë lojtarët kishte hedhur poshtë këto thashetheme.

Tani po raportohet se kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germain, mund të jetë një destinacion i mundshëm për të.

Drejtuesit e PSG-së mund të vihen në kërkim të një blerje të madhe pas largimeve të Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe, andaj Salah është në radarin e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori