Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Jetësor informojnë se me dy ndryshimet e fundit në Ligjin ekzistues për mbikëqyrjen Inspektuese në dhjetor të 2024 dhe janar të 2025, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) si dhe 14 inspektoratet e tjera shtetërore vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrisë amë.
Sipas tyre, kjo do të thotë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), sipas procedurës, me marrëveshje, merr përsipër punonjësit, sendet e luajtshme dhe të paluajtshme, dokumentacionin, kërkesat dhe përmbushjen e detyrimeve, mjetet për punë, si dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lidhja e kontratave të shërbimeve inspektuese, të krijuara deri në ditën kur ky ligj hyn në fuqi, me çka në fakt ISHMJ vazhdon të punojë pa cilësinë e personit juridik dhe buxhetin nga linja e parë.
“Financat do të administrohen si një Nënprogram i veçantë në Buxhetin e Ministrisë, por ISHMJ, përkatësisht inspektorët, do të vazhdojnë të kenë autonominë në zhvillimin e procedurave inspektuese. Aktiviteti kryesor i Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, sipas rregulloreve, është të kryejë mbikëqyrje mbi aktet administrative që lëshon MMJPH, lejet e integruara ekologjike A dhe elaboratet, ose të kryejë mbikëqyrje mbi zbatimin e kushteve të përcaktuara në to. Me përfshirjen e tij pritet përmirësimi i koordinimit në zbatimin e politikave për përballjen me ndotjen e mjedisit dhe me mbetjet. Në lidhje me numrin e inspektorëve shtetërorë, vlerësimi tregon se për të mbuluar nevojat për inspektim në fushën e mjedisit në nivel shtetëror, nevojiten rreth 40 inspektorë shtetërorë. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me marrjen e ISHMJ-së, merr gjithashtu edhe planet e tij për punësim dhe avancim, të cilat do të jenë të harmonizuara me planet për punësim dhe avancim të Ministrisë. Inspektorati Shtetëror aktualisht nuk ka miratuar punësime dhe avancime të reja nga ana e Ministrisë së Financave, por pritet një përgjigje pozitive nga institucionet përkatëse në lidhje me rritjen e numrit të inspektorëve. Nga ana tjetër, në nivel lokal, ende më shumë se 50% e komunave nuk kanë emëruar inspektorë të autorizuar për mjedisin, megjithëse sipas Ligjit për mbikqyrje të Inspektimit të Mjedisit, deri në fund të vitit 2022 ata kishin këtë detyrim. Në “Programin e Qeverisë 2024-2028″ është parashikuar gjithashtu edhe formimi i një trupi inspektues të vetëm qendror me kompetenca në të gjitha nivelet, i cili do të jetë përgjegjës për trajtimin e ndotjes së mjedisit dhe mbeturinave”, thonë mes tjerash nga MMJPH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit