Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmime për pesë sportistë dhe tre trajnerë që kanë shënuar suksese në arenën ndërkombëtare të sportit.
Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se është fat i mirë që si ministri kanë arritur të rrisin buxhetin për sportistët për 120 për qind.
Gashi tha se sportistët janë ambasadorët e vërtetë të Republikës të Kosovës, pasi ata kanë korrur suksese edhe në vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Teksa shtoi se janë duke shikuar mundësitë që të gjejnë një zgjidhje për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, pasi komuna nuk ka ndarë hapësirë për ndërtimin e këtij objekti.
Sipas tij, janë pikërisht karateistët, xhudistët që i kanë sjellë Kosovës suksese.
Gashi: Kemi ngritur buxhetin për sport për 120 për qind
“Këtë vit ndajmë çmimet dhe mbështetjen tonë financiare për punën dhe angazhimin. Ne jemi shumë të vetëdijshëm si qeveri dhe si ministri se puna dhe mundi juaj nuk shpaguhet me mjete financiare, megjithatë është një motivim shtesë për punën dhe angazhimin e trajnerëve… Është fat i mirë që si ministri, gjatë vitit aktual në raport me vitin e kaluar, kemi ngritur buxhetin për mbështetjen e sportistëve, trajnerëve dhe sporteve në përgjithësi, nga 1 milion e 400 mijë sa ka qenë në 3 milionë e 200 mijë, do të thotë një ngritje prej 120 për qind sepse përkushtimi jonë ka qenë që t’iu dalim në ndihmë financiare të gjithë sportistëve, trajnerëve dhe sporteve”, tha ai.
Edhe trajneri Driton Kuka tha se do të angazhohen që bashkërisht të zgjidhin Qendrën e Xhudos.
Ai tha se vitin e kaluar Kosova ka shënuar suksese në lojërat mesdhetare dhe në lojërat olimpike.
Ai falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen që po u jep sportistëve të vendit.
Kuka: Niveli qendror ka shënuar proces në ndërtimin e kushteve për sportistët
“Kam qenë protagonist i përmirësimit i të gjitha proceseve drejt ndërtimit të kushteve për sportistët. Ajo që ka qenë gjithmonë brengë është niveli komunal, komunat. Ideja është që kushtet dhe mundësitë që ua kemi krijuar sportistëve, tanimë t’i shfrytëzojmë, të punojmë dhe të arrijmë medalje. Besoj se procesi po vazhdon”, u shpreh ai.
E trajneri Isak Curri tha se kjo e mirë që u është bërë sportistëve, është një shtytje për të vazhduar përpara.
Curri: Kjo është një shtytje për punë të mëtutjeshme për sportistët
“Kjo e mirë që u është bërë sportistëve është një shtytje për neve për me punu dhe me bë më shumë, për me i arrit këto të mira. Kjo punë e jona na bënë krenarë të gjithëve, sepse po e prezantojmë vendin tonë, shtetin tonë”, tha Curri.
Ndryshe, pesë sportistët e shpërblyer janë Albulena Gërvalla, Molos Gashi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Erëza Muminoviq.
Kurse trajnerët që u shpërblyen ishin Driton Kuka, Isuf Curri dhe Muhamet Rexhepi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zbulohet ajo që Arne Slot i tha Michael Oliverit ndërsa pasoi dënimi nga federata angleze

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Gjigantët evropianë kthejnë shikimin nga sensacioni i Monacos

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës