LAJMI I FUNDIT:

MKRS investon 1.2 milion euro për 12 fusha ndihmëse të futbollit

MKRS investon 1.2 milion euro për 12 fusha ndihmëse të futbollit

Në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën fizike sportive në Kosovë, do të ndërtohen 12 fusha ndihmëse për klubet e Superligës në futbollin e Kosovës.

Këto investime do të realizohen në qytetet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Podujevës, Skenderajt, Drenasit, Gjakovës dhe Vitisë.


Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është takuar me krerët e komunave, klubet e të cilave zhvillojnë garat e tyre në Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë projekt MKRS-ja do të investojë 1.2 milion euro, nga 100 mijë euro për secilën fushë ndihmëse, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ky investim kapital në tërësi do të ketë vlerën e tre milionë eurove, ku FFK-ja do të investojë në secilën fushë ndihmëse nga 120 mijë euro ndërsa komunat përkatëse do të investojnë nga 30 mijë euro në këto fusha. Një fushë ndihmëse do të ketë vlerën financiare prej 250 mijë eurosh.

Për projektet në fjalë do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi tri palësh MKRS-FFK-Komunat, dhe kjo gjë pritet të ndodh në ditët në vijim, ku do të përshkruhen edhe detajet e projektit.

Ministri Gashi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë bashkëinvestim, sepse do të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e ushtrimeve dhe përgatitjen e futbollistëve dhe do të mundësojë ruajtjen e terreneve të stadiumeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori