Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ka njoftuar opinionin publik në lidhje me situatën e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe vendimin e UEFA-s për mos zhvillimin e ndeshjeve në këtë stadium, ndërsa ka shtuar se së bashku më MKRS-në do ta bëjnë rinovimin e plotë të fushës.
Duke pasur parasysh situatën e krijuar të fushës, Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit, do të bëjnë renovimin e plotë të fushës në këtë stadium, investim ky i cili do të kryhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Presidenti Agim Ademi dhe ministri Hajrulla Çeku janë dakorduar për ta transformuar tapetin e këtij stadiumi në fushë hibride të nivelit më të lartë, teksa do të fillohet me punë që nga baza e fushës: drenazhimi, sistemi i ri i ujitjes si dhe për herë të parë kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes”.
“Ky projekt do të sigurojë një fushë moderne, sikur në të gjitha arenat botërore të futbollit, e të cilën e meriton stadiumi ‘Fadil Vokrri’ dhe të cilën e ka kërkuar edhe UEFA”.
“Pra, nga tani e deri në rinovimin e plotë, aktiviteti i futbollit në stadiumin “Fadil Vokrri” do të pushojë. Si rrjedhojë edhe ndeshjet miqësore të Kombëtares, të muajit mars, do të zhvillohen jashtë vendit”.
“Megjithatë, e sigurojmë opinionin se stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i gatshëm për të mirëpritur ekipet kombëtare dhe klubet nga edicioni i ardhshëm”.
“Me këtë rast shprehim keqardhje që Ballkani ndeshjen kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës do të jetë i detyruar ta luajë në ‘Air Albania’, por jemi të bindur se në të ardhmen më nuk do të ketë nevojë që klubet dhe kombëtarja jonë të luajnë larg tifozëve të vet, ngase përveç investimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, tashmë kanë filluar edhe projektet e tjera, siç është stadiumi i qytetit në Gjilan dhe stadiumi ‘Adem Jashari”, derisa në të ardhmen e afërt pritet të realizohen edhe projekte tjera nga ana e ministrisë”.
“Do theksuar se deri te kjo situatë kemi ardhur për shkak të ngarkesës së madhe të kësaj fushe, ngase “Fadil Vokrri” është stadiumi i vetëm që është i kategorizuar nga UEFA. Meqenëse nuk kemi pasur një stadium tjetër të standardeve të tilla, në këtë stadium është dashur të luhen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pushim”.
“Ndonëse kohët e fundit e kemi pasur të angazhuar edhe ekspertin nga UEFA me këshilla dhe ndihmë për mirëmbajtjen e fushës, si dhe kemi angazhuar një kompani të specializuar, kushtet atmosferike që kanë mbizotëruar në vendin tonë që nga ndeshja me Rumaninë kanë bërë që fusha të dëmtohet në masë të madhe. Si pasojë e drezhanimit të dobët por edhe ngarkesës me ndeshje, ka qenë e pamundur që fusha të kthehet në gjendje optimale, ndonëse disa herë falë përkushtimit të stafit të mirëmbajtjes së fushës është arritur të rikthehet bari dhe fusha të jetë e gatshme për lojë”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

FIFA thyen traditën duke njoftuar një ndryshim të paparë më parë për finalen e Kampionatit Botëror 2026

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi