Artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka publikuar sot (e premte) këngën e re.

Projekti i ri titullohet “M’ke pa” dhe vjen i shoqëruar edhe me videoklip veror e me shumë ngjyra.


Tekstin dhe vijën melodike e ka realizuar këngëtari, kurse për producimin u përkujdes Nego.

Screenshot 8 4 2 Ton (Foto: YouTube)

Videoja ndërkohë është finalizuar nga “N’Pik Creative”.

Pak pas publikimit, kënga mori reagime të shumta dhe kryesisht pozitive nga fansat e 32-vjeçarit.

Screenshot 9 3 2 Ton (Foto: YouTube)

Kjo vjen një muaj pas bashkëpunimit me reperin nga Gjilani, Blleki, projekti i të cilëve mban titullin “Angel”.

Kënga e tyre për pak javë mblodhi mbi pesë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/