Rap-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj - Stresi, ka sjell projektin e ri muzikor të cilin e ka titulluar “M’ke harru”.

Ndonëse nuk e ka kompletuar me videoklip, kënga vjen e shoqëruar me një video interesante.


Producimi është bërë nga Gazu - techprorecords dhe deri më tani ka marrë komente të shumta.

Screenshot 7 64 Foto: Screenshot/YouTube

Fansat e reperit e kanë konsideruar si një hit të kësaj vere me reagime tejet pozitive.

Artisti për pak muaj solli një sërë projektesh të suksesshme si: “CoCo”, “Win Win” dhe “Paranoia”.

Screenshot 8 55 Foto: Screenshot/YouTube

Ai këtë periudhë u përfol edhe për raportin me Cllevion, gjersa u tha se prishën raportet për shkak të Noizyt.

Megjithatë, të njëjtit u sqaruan dhe se tani duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. /Telegrafi/