LAJMI I FUNDIT:

Mjeku në spitalin e Mitrovicës tregon për gjendjen e policëve të lënduar në aksionin e sotëm në veri

Mjeku në spitalin e Mitrovicës tregon për gjendjen e policëve të lënduar në aksionin e sotëm në veri

Mjeku kujdestar në spitalin e Mitrovicës, Vehbi Leku, ka treguar se në spitalin e tyre ditën e sotme kanë kërkuar ndihmë mjekësore katër persona, prej të cilëve një ka qenë i plagosur me armë zjarri.

Ai bëri të ditur se pas tretmanit mjekësor, që të katër personat janë jashtë rrezikut për jetë.

“Që nga mëngjesi mbas alarmait jemi organizuar. Kanë arritur dy të lënduar. Është menduar se do të ketë më tepër por fatmirësisht është vetëm një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar me plagë në regjionin vital, një plagë tejshpuese nga automatiku, plumbi ka hy dhe ka dalë, por plumbi ka hyrë dhe ka dal, plaga është përpunuar, kemi bërë përpunimin kirurgjik. Nuk ka deficit neurologjik, nuk ka kurrfarë defekti dhe i sëmuri ndjehet mirë. Kurse, i dyti ka qenë me plagë ndrydhëse në regjionin e fytyrës. Do të thotë, është pritur edhe i lënduari i tretë, mirëpo fatmirësisht në spitalin e kirurgjisë në emergjencën tonë kanë ardhur vetëm dy të lënduar. Ndwrsa më vonë janë lajmëruar edhe dy raste të tjera, sigurisht që ndoshta kanë qenë në atë ngjarje, ato janë lëndime traumatizuese, njëri ka goditje në regjionin e kofshës dhe në regjionin e brirëve, mirëpo ka deficit, dhe të dy pas përpunimit kirurgjik janë lëshuar në shërim shtëpiak. Kurse, i lënduari pjesëtar i Policisë së njësive speciale të Kosovës nga Gjakova me marrëveshje të dyanshme, me kërkesë të familjarëve transportohet në spitalin e Gjakovës”, ka thënë Leku.


Spitali i Mitrovicës deklarohet për gjendjen e katër policëve të plagosur, gjatë aksionit në veri
Lexo po ashtu Spitali i Mitrovicës deklarohet për gjendjen e katër policëve të plagosur, gjatë aksionit në veri

I pyetur se a ka pasur shtetas të huaj që kanë marrë trajtim në spital, ai tha se nuk e di se a ka pasur apo jo, pasi sipas tij trajtime mjekësore ofrojnë për të gjithë ata që kërkojnë ndihmë.

Mihajl Krasnoshchenkov, është emri i rusit i cili u arrestua sot në aksionin në veri
Lexo po ashtu Mihajl Krasnoshchenkov, është emri i rusit i cili u arrestua sot në aksionin në veri

“Nuk e kam atë informatë, më duket se është një shtetas jo i Kosovës, mirëpo në emergjencë nuk i kam të dhënat”, është shprehur ai. /Telegrafi/