LAJMI I FUNDIT:

Mjekët thonë se kritikuesi i Putinit nuk mund të transferohet në Gjermani

Mjekët thonë se kritikuesi i Putinit nuk mund të transferohet në Gjermani

Mjekët rusë thonë se figura kryesore e opozitës, Alexei Navalny – për të cilën mbështetësit besojnë se ishte helmuar – mbetet shumë i sëmurë për t’u transferuar në Gjermani.

Navalny është në gjendje kome që nga dita e enjte kur u sëmur gjatë një fluturimi me aeroplan gjersa mbështetësit e tij e quajtën vendimin e mjekëve “një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”.

Ata iu referuan një raporti të “një lënde vdekjeprurëse” të rrezikshme jo vetëm për Navalnyn, por për të gjithë rreth tij, raporton BBC.


Mjekët që e trajtuan atë në Siberi thanë se nuk kishin gjetur helm në trupin e politikanit rus. Në një diagnozë paraprake, ata thanë se gjendja e tij mund të jetë rezultat i një “çrregullimi metabolik” të shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak, transmeton Telegrafi.

Navalny është një kritik i shquar i presidentit rus, Vladimir Putin. Ai bëri emër duke ekspozuar korrupsionin zyrtar dhe ka vuajtur dënime të shumta me burg.

Publikohen pamjet brenda aeroplanit: Pasi u helmua me çaj, lideri i opozitës ruse dëgjohet duke rënkuar
Lexo po ashtu Publikohen pamjet brenda aeroplanit: Pasi u helmua me çaj, lideri i opozitës ruse dëgjohet duke rënkuar

Dyshohet se një substancë helmuese u fut në çajin që ishte duke e pirë në një kafene në aeroportin e qytetit të Tomskit ndërsa përgatitej të fluturonte për në Moskë.

Aktivistët në Gjermani kanë dërguar një aeroplan për ta sjellë Navalnyn në Berlin, në mënyrë që të merr një trajtim më të mirë. /Telegrafi/