LAJMI I FUNDIT:

Mjekët shpëtojnë foshnjën 7 muajshe nga barku i palestinezes së vdekur, shtëpia e tyre u bombardua nga izraelitët në Rafah

Mjekët shpëtojnë foshnjën 7 muajshe nga barku i palestinezes së vdekur, shtëpia e tyre u bombardua nga izraelitët në Rafah

Palestinezja Sabreen ishte e vdekur dhe as që arriti të sheh sytë foshnjës së saj apo ta mbajë në kraharor, shkruan BBC.

Kjo nënë e re po mbante në bark foshnjën shtatë muajshe e gjysmë, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte ditë dhe net që i kalonte në frikë, por shpresonte se familja e saj do të ketë fat dhe të mbijetojë derisa të përfundojë lufta.


Ky fat nuk u shfaq fare kur ndodhi shpërthimi në mesnatën e 20 prillit. Izraelitët hodhën bombën në shtëpinë e familjes al-Sakani në Rafah, ku Sabreen, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare Malak ishin në gjumë.

Sabreen pësoi lëndime që ia morën jetën, kurse bashkëshorti i saj dhe Malak mbetën të vrarë në vend – e foshnjën që e kishte akoma në bark ishte ende e gjallë kur arritën në vendin e ngjarjes ekipet e shpëtimit.

Ata e dërguan me urgjencë në spital Sabreen, ku mjekët me prerje cezariane sollën në jetë foshnjën. Mjekët i bënë masazh në gjoks foshnjës që stimulon frymëmarrjen.

“Ajo lindi në kushte të rënda”, tha Dr Mohammed Salama, kreu i repartit në spitalin në Rafah.

Foshnja erdhi në jetë 1.4 kilogramë dhe i mbijetoi më të keqes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Bosnja
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Rubio tregon se pse aktualisht SHBA-ja po bisedon direkt vetëm me Rusinë për luftën në Ukrainë

Rubio tregon se pse aktualisht SHBA-ja po bisedon direkt vetëm me Rusinë për luftën në Ukrainë

Amerika
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori