Mjekët paralajmërojnë për trendin e ri të takimeve që çon drejt infeksioneve seksuale

Ky trend dimëror mund të përfundojë në një gamë infeksionesh seksualisht të transmetueshme, si gonorreja dhe sifilizi
Tendenca e quajtur “snowmanning” përfshin njohjen e një partneri të ri seksual gjatë netëve të dimrit, por sapo akti kryhet gjithçka përfundon. Le të themi: e kundërta e historive të verës (por zgjat shumë më pak se një stinë).
Sipas një ankete të kohëve të fundit, një në pesë britanikë i janë bashkuar këtij trendi takimesh. Ndërsa për disa kjo është një ide e mirë për të mos kaluar festat e fundvitit vetëm, mjekët ngrenë një tjetër shqetësim më të rëndësishëm se vetmia: Sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
“Snowmanning” dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Përhapja e kësaj tendence, së bashku me faktin se 80 përqind e britanikëve pranojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale pa mjete mbrojtëse, mund të shkaktojë një rritje të SST-ve, kanë paralajmëruar mjekët.
Dr. Crystal Wyllie, mjeke në Asda Online Doctor, paralajmëroi se ata që angazhohen në “snowmanning” shpesh zhduken pa shkëmbyer kontakte me partnerin e tyre seksual. Kjo mund të nënkuptojë se personat nga të cilët kanë marrë infeksionin mund të mos jenë në dijeni dhe vazhdojnë e përhapin atë dhe tek persona të tjerë.
Kjo është arsyeja pse mjekët po inkurajojnë njerëzit të përdorin mjete mbrojtëse ose të bëjnë teste për infeksione seksualisht të transmetueshme për të qëndruar të sigurt gjatë sezonit të festave.
Një anketë me 2,000 britanikë mbi moshën 18 vjeçare zbuloi se pak më shumë se një e treta (33 për qind) shpesh kanë seks të rastësishëm gjatë javës së Krishtlindjeve.
Anketa zbuloi se 24 përqind e njerëzve shpesh takojnë njerëz të rinj në një festë Krishtlindjesh ose ndoshta në një festë të natës së Vitit të Ri. Më shumë se një në dhjetë (15 përqind) pranojnë se marrin vendime impulsive për të kryer marrëdhënie seksuale kur konsumojnë alkool në festa, ndërsa 11 përqind ndihen të vetmuar dhe shijojnë shoqërinë e dikujt tjetër duke pasur një lidhje gjatë pushimeve.
“Dhjetori është një kohë festimi dhe lidhjeje, por është e rëndësishme të qëndrosh i informuar për shëndetin seksual,” tha Dr. Wyllie. “Planifikimi i masave mbrojtëse është çelësi për të shijuar sezonin e festave i sigurt”, citon Anabel.
Ndonëse anketa është kryer në Britani, ky trend takimesh ka gjetur terren në shumë vende të botës, si shumë trende të tjerë që përhapen me ndihmën e rrjeteve sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri