LAJMI I FUNDIT:

Mjekët dhe infermierët e Policisë së Kosovës vaksinohen me vaksinën antiCOVID

Mjekët dhe infermierët e Policisë së Kosovës vaksinohen me vaksinën antiCOVID

Tash e dy ditë ka filluar vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën antiCOVID, ku prioritet kanë punonjësit shëndetësor dhe të moshuarit.

Gjatë të mërkurës në palestrën sportive “1 Tetori” janë vaksinuar edhe mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.


Në këtë komunikatë thuhet se me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “Duke u vaksinuar, ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në  parandalimin e virusit”.

“Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës  ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë  ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit  , gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori