Sassuolo-Genk nuk është zhvilluar sipas plan-programit.

Ndeshja e vlefshme për Grupin F, e paraparë të zhvillohet sot(enjte) nga ora 19:00 nuk ka arritur fare të nis.


Kjo pasi, në stadiumin e skuadrës së Sassuolos, ‘Mapei’, mjegulla ka qenë aq e madhe, saqë është marrë vendim që ndeshja të shtyhet, shkruan Telegrafi.

mapei

Sipas raporteve të medieve italiane, UEFA ka caktuar që ndeshja të zhvillohet ditën e nesërme(premte), duke filluar nga ora 13:00. /Telegrafi/

sassuolo1

telegrafi sport app