Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për një shëndet të mirë
Dihet se një cikël i plotë gjumi gjatë natës duhet të jetë shtatë deri në tetë orë, por shpesh është e pamundur që ta plotësoni këtë normë dhe përfundoni me pesë orë gjumë.
“Pesë orë janë thjesht shumë pak gjumë, veçanërisht nëse këtë gjë e ktheni në rutinë,” thotë Shelby Harris, psikologe klinike.
“Nëse nuk keni presione të jashtme dhe mund të flini sapo ndjeheni të përgjumur, flini sepse kjo është shenjë që trupi ka nevojë për gjumë. Më pas, mund të zgjoheni pa pasur nevojë për alarm sepse ndiheni të çlodhur,” thotë Dr. Bhanu Kolla, mjek në Klinikën Mayo.
Ekspertët rekomandojnë të paktën shtatë orë të plota gjumë gjatë natës që të nesërmen të ndiheni me energji dhe të çlodhur. Foshnjat dhe fëmijët kanë nevojë për shumë më tepër gjumë se të rriturit. Nevojat për gjumë mund të ndryshojnë bazuar në gjenetikën e një personi, shëndetin, mjedisin etj.
E thënë ndryshe, ka njerëz që flenë më pak se gjashtë orë në natë dhe funksionojnë normalisht pa u ndjerë të lodhur, por ky është një grup i vogël njerëzish.
Problemet që vijnë nga mungesa e orëve të plota të gjumit:
Funksioni njohës
Përveç përgjumjes ditën tjetër, mund të keni vështirësi në përqendrim, kujtesë, reagim më të ngadaltë ndaj situatave të ndryshme dhe nervozizëm, citon Anabel.
Aksidente me makinë
Sa më pak gjumë, aq më i madh është rreziku i aksidenteve thonë ekspertët sepse ju nuk keni përqendrim në timon. Njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë kanë më shumë shanse që të kenë presion të lartë gjaku, sulme në zemër, diabet etj.
Depresioni dhe probleme të tjera mendore
Hulumtimet kanë treguar se mungesa e gjumit është e lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve psikiatrike, duke përfshirë depresionin, ankthin, çrregullimin bipolar, si dhe sëmundjet neurologjike si Alzheimer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi