Miu më i fundit për lojëra konkurruese nga Pulsar, do t'ju ndihmojë të ftohni pëllëmbët e duarve gjatë ndeshjeve intensive.

Pulsar është një kompani që prodhon pajisje lojërash dhe këtë herë bashkëpunoi me Noctua, e njohur për nuancat dalluese kafe, transmeton Telegrafi.


Rezultati i bashkëpunimit të tyre është miu i lehtë Feinmann, i cili është projektuar si një zgjidhje për lojtarët me pëllëmbë të djersitura. Miu ka një ventilator të integruar 4x4 Noctua.

Ky nuk është rasti i parë i një ventilatori kompjuteri që integrohet në  miun e videolojërave, por është i pari me një ventilator premium nga marka Noctua, i cili krijon zhurmë minimale.

Duke parë dizajnin e përmirësuar të miut Feinmann, është e qartë se ky është një kombinim fantastik.

Miu Pulsar ka tashmë hapje të mëdha në guaskën e tij për ta mbajtur të lehtë, dhe këto hapje janë perfekte për fansat. Përdorimi i këtij miu nuk do t'ju bëjë një lojtar më të mirë, por do të shmangni pëllëmbët e lagura.

Ky është miu i krijuar për lojëra konkurruese, kështu që ndan specifikimet me Feinmann origjinal, i cili ka një sensor 32,000 DPI dhe një shpejtësi ultra të shpejtë prej 8,000 Hz.

Duke marrë parasysh elementin shtesë, miu i ri është 65 gramë më i rëndë se origjinali dhe bateria e tij zgjat 10 deri në 11 orë.

Miu është ende një prototip që ishte i disponueshëm për demonstrim në Computex 2025, por pritet të dalë në treg këtë vit. Feinmann kushton 179.95 dollarë, kështu që modeli i ri ka të ngjarë të jetë edhe më i shtrenjtë. /Telegrafi/