I mituri keqtrajtoi dy gra në Gjakovë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Dy gra kanë raportuar se vazhdimisht janë duke u keqtrajtuar nga një i mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 21:00, në Gjakovë.
Tutje thuhet se viktimat kanë refuzuar strehim si dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arratisur.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se vazhdimisht janë duke u keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Viktimat kanë refuzuar strehim si dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































