LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica subvencionon me farë misri e plehra artificial 128 fermerë

Mitrovica subvencionon me farë misri e plehra artificial 128 fermerë

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar me farë misri dhe plehra artificial 128 fermerë të komunës.

Kontratat me fermerët përfitues i kanë nënshkruar kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, në një takim të organizuar në hapësirat e Kuvendit të Komunës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, i garantoj fermerët se do të jetë në shërbim të atyre që punojnë. “Më vjen mirë që jam në mesin tuaj, në mesin e njerëzve më fisnik që me punën dhe djersën e tyre krijojnë të ardhura për familjet e veta. Ju garantoj se ai që e donë punën, ne do t’i japim hapësirën e duhur dhe do ta mbështesim në zhvillimin e biznesit të tij”, tha Bahtiri.


Ai më pas i njoftoj ata edhe për disa projekte që janë në plan të realizohen në të ardhmen në këtë fushë, duke shtuar se do të angazhohet që të tërheq edhe donacione nga të tjerët për zhvillimin e bujqësisë në Komunë.

Drejtori i bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se qëllimi i projektit për dhënien e farës së misrit është që duke ndihmuar fermerët, të bëhen hapa pozitiv në zhvillimin e bujqësisë.

Aliu tha se puna e përfituesve të farës së misrit do të monitorohet nga kjo drejtori, në mënyrë që ai që ka përfituar të ndihet edhe përgjegjës për punën që bënë në shfrytëzimin e subvencionimi.

Po ashtu fermerët prezent plotësuan edhe një formular të cilin kjo drejtori e kishte përgatitur për ta, ku qëllimi kryesor i këtij pyetësori ishte diagnostifikimi i gjendjes aktuale të bizneseve dhe ekonomive familjare, identifikimi i problemeve, pengesave dhe barrierave që i ngufasin ata në zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Po ashtu, nëpërmjet këtij pyetësori do të bëhet identifikimi edhe i nevojave dhe kërkesave të komuniteteve për përmirësimin e gjendjes në aspektin strategjik.

Në projekt kësaj radhe janë përfshi 128 fermerë. Prej këtyre, 122 fermerë kanë përfitua farë misri dhe pleh artificial për të mbjellë 50 ari tokë, ndrysa gjashtë për nj hektarë tokë. Në total, këta fermerë do të mbjellin 60 hektarë sipërfaqe të re me misër. Projekti ka kushtuar rreth 10.000 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori