Mitrovica, një qytet që ruan pasurinë e saj kulturore dhe historike, është një vend ku monumentet kulturore janë më shumë se thjesht ndërtesa.
Ato janë dëshmi të një historie të pasur dhe të vazhdueshme, që pasqyrojnë zhvillimet, periudhat dhe ndryshimet që kanë formuar qytetin dhe rajonin për shumë shekuj.
Historiani Pajazit Hajzeri, gjatë një interviste për Telegrafin, ka ndarë mendimet e tij mbi disa monumente të rëndësishme të Mitrovicës, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e identitetit dhe kulturës së qytetit.
Në lidhje me ‘Hotel Jadranin’, Hajzeri ka shpjeguar se ky objekt është unik, jo vetëm për Mitrovicën, por për të gjithë Kosovën.
“Hotel Jadrani ka një planimetri dhe dizajn të ngjashëm me disa hotele të tjera të Kosovës, dhe ka shërbyer për shumë vite si një hotel mikpritës, për udhëtarët. Pas periudhës së pasluftës, objekti është shndërruar në bibliotekën e qytetin për disa vite”, tha Hajzeri për Telegrafin.
Sipas tij, edhe pse objektet e tilla kanë kaluara nëpër ndryshime dhe restaurime, ato kane ruajtur shumë nga origjinaliteti i tyre dhe janë pjesë e rëndësishme e historisë së qytetit.
Tutje, Hajzeri ka shtuar se “ky objekt tashmë është privatizuara me rastin e privatizimit të objekteve të shtetit që ka qenë, tash shërben për disa biznese përreth saj në hapësira të ndryshme të saj, ndërsa qendra kryesore e saj sot është një restorant i cili i shërben qytetit te Mitrovicës”.
Historiani Pajazit Hajzeri ka folur edhe për Kishën e Shën Pjetrit në fshatin Stantërg, sipas tij ky monument daton që nga shekulli i 13-të.
“Kisha e Shën Pjetrit në Stanterg është një kishë e shekullit 13-të, i takon stilit të barokut i cili ka qenë i mbuluar me çimento. Tashmë e kemi në rrënojë me disa pjesë të saj që kanë mbetur prej kohësh, materiali i ndërtimit të saj është material i fortë është material guri me materialin përcjellës lidhës që është llaqi me gëlqere”, ka treguar Hajzeri.
Historiani shton se kisha në Stantërg është vendore dhe kishte shërbyer për komunitetin katolik.
“Kjo kishë është kishë vendore katolike e cila ka shërbyer komunitetit katolik që ka jetuar në atë kohë në shekullin e 13-të po flasim për kohën e mesjetës që kanë jetuar në Trepçë, që iu ka shërbyer të gjithëve atyre që kanë ardhur për eksperimentimin dhe tregtimin e xeheve nga miniera e Trepçës, kjo kishë është njëra ndër më të bukurat që ka pas në atë kohë Mitrovica me rrethin dhe në atë kohë njëra ndër kishat më të mëdha”, shtoi ai.
Historiani ka përmendur edhe shtëpinë e Xhafer Devës, që është nga ndërtimi i stilit austriak, ndërsa në vitin 2015 është kapluar nga zjarri edhe pse ishte e boshatisur.
Hajzeri ka treguar se sipas Konventës Ndërkombëtare, nuk lejohen ndryshimet e jashtme të një objekti kur bëhet restaurimi ose konservimi i saj, ndërsa në shtëpinë e Xhafer Devës ka pasur ndërhyrje, mirëpo organizimi i brendshëm është i lejuar derisa është i lejuar organizimi i brendshëm ndonjëherë të imponon që edhe jashtë të prekësh.
“Pjesa andej nga sheshi i qyteti janë mbyllur disa dritare që e kanë lanë shtëpinë gjysmë qore, e që nuk është dashur të bëhet sepse është humbur autenticiteti i saj, mirëpo në parim është mirë që është bërë kështu siç është, se si ka qenë më herët”- ka thënë historiani Pajazit Hajzeri.
Historiani Pajazit Hajzeri ka përfunduar se Komuna e Mitrovicës me rrethinë ka gjithsej 99 monumente. Ai thekson rëndësinë e ruajtjes së këtyre pasurive kulturore dhe historike për brezat e ardhshëm.
Me pasuri të tilla kulturore, Mitrovica vazhdon të mbetet një qytet ku historia dhe kultura janë të lidhura ngushtësisht me jetën e përditshme të qytetarëve./ArbnoraPllana/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe