Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), përmes një komunikate ka njoftuar se ka ofruar zgjidhje për banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës, sa i përket kyçjeve në rrugën nacionale N9, segmenti Zahaq në hyrje të Pejës.

Në njoftimin e MIT-së thuhet se në emër të ministrit Pal Lekaj, banorëve iu adresua shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge.


Zejnaj tha se nga muaji gusht i këtij viti do të fillojë implementimi i katër rreth rrotullimeve dhe një hyrje - dalje në këtë segment rrugor./Telegrafi/

2 2 1

4 1 1

5 1 1

7 24