LAJMI I FUNDIT:

Misteri i hepatitit tek fëmijët ende po hetohet derisa rastet rriten

Misteri i hepatitit tek fëmijët ende po hetohet derisa rastet rriten

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se ende nuk e kanë të qartë shkakun e rritjes së inflamacionit të mëlçisë, ose hepatitit, te fëmijët.

Lidhur me këtë rast mendohet se një adenovirus i zakonshëm po luan një rol, por mundësi të tjera janë ende duke u hetuar, transmeton Telegrafi.

Në Mbretërinë e Bashkuar, tani janë identifikuar 163 raste dhe 11 fëmijë kanë marrë transplantim të mëlçisë.


Rastet janë identifikuar në 20 vende të botës, me rreth 300 fëmijë të prekur dhe një vdekje është raportuar.

“Është e rëndësishme që prindërit të dinë se gjasat që fëmija i tyre të zhvillojë hepatit janë jashtëzakonisht të ulëta”, tha Meera Chand, nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA).

Megjithatë ajo thotë se prindërit duhet të jenë vigjilentë ndaj shenjave – veçanërisht verdhëzën, një nuancë të verdhë në të bardhat e syve – dhe duhet të kontaktojnë një mjek nëse janë të shqetësuar.

Që nga java e kaluar, 18 fëmijë të tjerë janë identifikuar me hepatit në Mbretërinë e Bashkuar 118 jetojnë në Angli, 22 në Skoci, 13 në Uells dhe 10 në Irlandën e Veriut.

Simptomat më të zakonshme të fëmijëve ishin verdhëza dhe të vjellat – dhe shumica kanë qenë nën moshën pesë vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Kalo në kategori