19 vjeçarja e jashtëzakonshme konsiderohet edhe një prej favoriteve për të fituar edhe çmimin e madh në natën finale të 19 dhjetorit.

Lajmin që Diana Avdiu do të kthehet në Kosovë me së paku një çmim e konfirmoi Labinot Gashi, moderatori që po e shoqëron Dianën në New York.


I dëshirojmë suksese bukuroshes tonë para natës finale të 19 dhjetorit, ku shumë lehtë Diana mund të shpallet edhe femra më e bukur në botë. /Telegrafi/