Nëse dëshironi racion të shpejtë me shije të veçantë kërpudhash, përdorni supën nga qesja!

Përbërësit për 6 persona:


- 900 g feta mish pule, - 2 qese të vogla pluhur për supë kremi nga kërpudhat, - 6 dl ajkë për zierje, - kripë, - piper, - xhenxhefil të bluar, - 4 thelpinj hudhre të grirë imët, - gjalpë

Përgatitja:

Pritni filetë në bërxolla të holla dhe fërgoni në gjalpë të nxehtë që të marrin ngjyrën.

Lyeni me gjalpë një enë rezistuese ndaj zjarrit, pastaj rrotulloni copat e mishit të pulës në pluhurin e supës dhe radhisni në enën rezistuese ndaj zjarrit, dhe kur të gjitha t’i radhisni, përzieni mbetjen e salcës pluhur me ajkë, shtoni pak kripë, piper, hudhër dhe xhenxhefil.

Të gjitha qitni sipër mishit dhe fusni në furrë që të piqen në 180 gradë celsius. Piqni 45 – 55 minuta.

Shërbejeni me oriz të zier apo me patate të pjekura bashkë me sallatë, sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë - transmeton Telegrafi.