Reperi Gold AG ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtarin Kreshnik Avdiu.

"Mirupafshim oj Medine", mban titullin kënga e re e dyshes, e cila është këngë dedikuar vendit të shenjtë të myslimanëve, Medinës.


Melodia është punuar nga Kreshnik Avdiu, gjersa për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.

medina1

Vargjet e tekstit i ka shkruar të gjitha vet reperi Gold AG.

Xhirimet janë kryer në Medinë nga vet Goldi bashkë me Granit Hysenin,ndërkohë, ana vizuale i është besuar M Production.

Ky projekt muzikor është realizuar qëllimisht në këtë periudhë, me rastin e Muajit të Shenjtë të ramazanit. /Telegrafi/