Këngëtarja e njohur gjilanase, Mirsa Kërqeli, ka vendosur të lërë pas jetesën e saj 10-vjeçare në Kanada dhe të rikthehet në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo në një intervistë për Prive By LS, ku iu përgjigj 25 pyetjeve që lidhen me rikthimin dhe jetën e saj personale.


“Po, kam marrë vendimin të kthehem në Kosovë. Gjithmonë e kam pasur mendjen të kthehem, edhe përkrahjen edhe shtymjen shumë të madhe prej burrit, edhe fansat janë ata që nuk kam mundur të jem shumë indiferente për ta”, ka rrëfyer Mirsa.

Ajo ka treguar se vendimi për rikthim nuk ka qenë i lehtë, pasi periudha e parë pas vendimit ka qenë e sfidueshme për të dhe familjen.

- YouTube youtu.be

“Përkundrazi, bashkëshorti më ka bindur mua sepse unë kam qenë ajo që kam pasur pak frikë për fëmijët, se a do të mund të përshtaten. Kjo është dhe arsyeja pse kam ndenjur 10 vjet atje. Unë nuk jam përshtatur me jetën jashtë,” shtoi këngëtarja e hitit “Djaloshi Im”.

Rikthimi i Mirsës në Kosovë shihet si një hap i rëndësishëm jo vetëm për jetën e saj personale dhe familjare, por edhe për karrierën muzikore, duke rikthyer prezencën e saj në skenën lokale pas një dekade mungese. /Telegrafi/