LAJMI I FUNDIT:

Mirëpritet vendimi për kriterin e stazhit të punës ndaj pensionistëve

Mirëpritet vendimi për kriterin e stazhit të punës ndaj pensionistëve
Foto: Arkiv

Kushtetuesja u ka njohur kontributin personave që janë larguar nga puna në vitet 90-ta duke gjetur shkelje në ligjin për skema pensionale ku shteti ua njeh kontrubitet vetëm personave që kanë 15 vite përvojë pune. AAK që e kanë nisur si nismë ligjore, e mirëpret vendimin njësoj edhe shoqata e pensionistëve.

Kriteri që pensionistët t’i kenë 15 vjet përvojë pune para luftës në mënyrë që t`u njihen kontributet pensionale, tash e një kohë të gjatë ka ngritur reagime në masë.

Por, neni 8 i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti është vlerësuar kundër kushtetues nga Gjykata Kushtetuese pasi parashtrimit nga Supremja.


“Gjykata, njëzëri, vendosi që kërkesa është e pranueshme dhe paragrafi 2 i nenit 8 të Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti në lidhje me nën-paragrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015 për “Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve-Stazhit Pensional”, nuk janë në përputhshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

Më së shpeshti këtë temë në Kuvend e ka ngritur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kishte tentuar që përmes një nisme ligjore të bënte ndryshimet.

E, fort pozitiv po e sheh këtë vendim të Kushtetueses, deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, i cili pret që brenda 6 muajsh ky ligj të ndryshohet.

“Ky është një ligj i cili popullatës, shqiptarëve të Kosovës u thotë shkoni merrne pensionin në Serbi për shkak se nuk i keni 15 vjet që të merrni pensionin e Kosovës.Pensioni të jetë ekuivalent me vitet që keni kontribuuar, pra do të thotë nëse ju keni kontribuar dhjetë vite, për ato dhjetë vite ju të gëzoni pensionin që e keni”, ka thënë Dreshaj.

Vendimin e Kushtetueses e ka mirëpritur edhe kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi, që thotë se ky ligj u ka kushtuar shumë një numri të madh të pensionistëve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon të gjitha nivelet juridike të shtetit të Kosovës për vendimet që ajo i merr. Eshtë një lajm i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës, posaçërisht për ata që tani janë në pension.Dhe është një satisfaksion moral  dhe shpirtëror për ata që  diskriminuan për 22 vite”, ka thënë Gashi.

Gjykata Kushtetuese në njoftimin e saj bëri të ditur se iu referua Opinioneve relevante të Komisionit të Venecias dhe kërkoi edhe mendimin e Gjykatave Kushtetuese anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias./RTV Dukagjini/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori