LAJMI I FUNDIT:

“Mirë ásht puna, po keshë Idrizi”

“Mirë ásht puna, po keshë Idrizi”

Lajmet dhe havadyzllëqet, përpara i merrshim te berberi apo në Pazar, e mbasi i ndreqshim pak, i shkepshim nëpër mahallë dhe nëpër katun.

Ma vonë, lajmet fillum’ me i marrë nga gazetat, radiot e dikur edhe prej televizorit.


“Kish shkrujtë gazeta”, thojshin kur dojshin me përforcue një lajm si të besueshëm. Apo, “e njeva n’tilivizor”.

A iu kujtohen lajmet e orës tetë të mramjes, kur kërkush nuk guxojke me ba ciu n’odë. Bile, edhe kur nuk e bajshim ásnji za, na bërtitshin: “Shuni, shuni sha po thot’”!

Dhe, kur mbarojshin lajmet as çerekun nuk e merrshin vesh e na vetshin neve: “Hajde tash me na kallxue shka than’”!

Pas vitit 1981 u keqësue shumë situata dhe shqiptarët ishim tepër të dhanun pas lajmeve, duke fillu nga ora pesë pasdite me Dojçe Velle, serbisht e shqip, e vazhdojshim në ora gjashtë pasdite me Zánin e Amerikës, mas nji ore me ka qenë RFI e mandej u lidhshin lajmet në RTK, RTSH, e deri vonë me edicione tjera të lajmeve në radiot ndërkombëtare.

Fëmija kurrë nuk kanë pasë shancë me kqyrë filma të vizatuem, e leema me iu tregu ndoj perrallë para gjumit.

Bile, aq shumë i kemi traumatizue saqë edhe sot frigohen prej lajmeve.

Ishte viti 1983 .

Idrizi çdo natë i përcillte lajmet me kujdesin ma të madh e askush nuk guxonte me folē gjatë asaj kohe, sepse situata vërtete ishte e vështirë.

Edhe gratë nganjëherë vijshin n’odë te televizori me marrë vesh qysh ashtë puna, a po bahet mirë a keq për Kosovën, a po na japin à s’po na e japin Republikën.

Një natë tezja Taibe kish pas ardhë me i ngu lajmet bashkë me Idrizin, dhe mbasi kryhen, shkon me qejf te kuzhina ku ishin edhe gratë tjera.

– He bre motra Taibe shka po thojnë, a o bahet mirë a keq për Kosovën? A po na japin Republikën a jo?

– Vallahi po m’doket që puna ásht mirë!

– Po ku p’e din ti allahile dada Taibe – ia kthen tjetra – prej kurshit ti p’i merr vesh lajmet, pash Zotin!?

– Jo tybe nuk i marr vesh hiç lajmet, ama e pashë tu keshë idrizin. Moti se kum pa tu keshë n’lajme.

Dhe, prej asaj dite, në rrethin tone farefisnor, kur thojshim “Po keshë idrizi” u dijke që aty puna ásht mirë…

Edhe mu po m’doket që po keshë Idrizi!

Hajr ishalla