Mirela Oktrova
“Populli… pandeh se është i lirë, por gabohet rëndë: i lirë ai është vetëm gjatë zgjedhjeve…, po kur ato përfundojnë, ai është thjesht skllav, është një hiç” – shkruante Zhan Zhak Ruso te “Kontrata shoqërore”. Sot, rreth 225 vjet më pas, i njëjti shqetësim motivon të njëjtat pyetje për thelbin e sistemit: A jemi vallë aq të lirë sa duam? Sa “e drejtë” dhe sa “detyrë” janë zgjedhjet? Sa liri i japim apo i marrim vetes me to? A është vota festa e lirisë së zgjedhësit apo alibia e tiranisë së të zgjedhurit? Sa e mençur mund të jetë vota dhe kujt i vlen “logjika” e saj?
Demokracia – si sistemi i garantimit të lirive dhe sovranitetit të shumicës – po merr gjithnjë e më shumë tiparet e një paradoksi: të gjithë e dëshirojnë, po gjithnjë e më pak e besojnë. Qëkurse fundi i Luftës së Ftohtë ndryshoi hartën globale dhe prania e shteteve demokratike arriti shifër rekord, bota nuk ka pasur kurrë më shumë simpatizantë të demokracisë, ndonëse figurat autoritare që qeverisin me dorë të hekurt jo vetëm që nuk mungojnë, por edhe vijojnë të shtohen. Siç duket megjithëse ideja e demokracisë bëhet gjithnjë e më e ndritshme, praktika e saj qeverisëse perceptohet ende si e pavolitshme.
Sikurse çdo sistem politik edhe demokracia jeton bazuar në efektivitet dhe legjitimitet. Thënë ndryshe, ajo kombinon aftësinë e qeverisjes për të gjetur zgjidhje të suksesshme me miratimin e ose mbështetjen, që këto zgjidhje gjejnë në opinionin publik. Ndryshe nga diktatura, që karakterizohet nga operativiteti pa legjitimitet apo qeverisjet e dobëta, ku vendimmarrja me bazë të gjerë mbyt efektivitetin, demokracia konsiderohet si formë prioritare e qeverisjes, për shkak të ekuilibrit të shëndetshëm midis legjitimitetit dhe efektivitetit. Po sa herë që sistemi nuk ia del t’i ekuilibrojë ato, kriza e balancës krijon terren si për humbje besimi nga poshtë ashtu edhe për humbje kontrolli nga lart. Shembujt nuk mungojnë – lokalisht dhe globalisht.
Ka disa simptoma – lokale sa edhe globale – që evidentojnë gjithnjë e më dukshëm një lloj krize të legjitimitetit. Këtu bën pjesë p.sh. rritja e numrit të votuesve, që nuk shkojnë në zgjedhje. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri mori pjesë 53 për qind e elektoratit, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2015 vetëm 47 për qind. Organet e zgjedhura vetëm prej gjysmës së elektoratit nuk e kanë standardin e mjaftueshëm të përfaqësimit. Paralelisht me refuzimin e votës shkon edhe shtimi i zgjedhësve të pavendosur. Në Evropë që prej viteve ’90 dukuria prek 10, 20 apo 30 për qind të zgjedhësve. Partitë përballen me një elektorat të ndryshueshëm, një kontingjent i shfrytëzueshëm p.sh. nga e majta apo e djathta ekstreme evropiane. Në Shqipëri vota e kësaj kategorie është e rrezikuar – ose për t’u blerë ose për t’u injoruar, pasi ajo nuk numërohet me korrektësi nga komisionerët partiakë. Globalisht prej vitesh konstatohet edhe rënia e interesit për t’u anëtarësuar në partitë politike.
Në vendet e BE-së, votuesit anëtarë partie përbëjnë më pak se pesë për qind të elektoratit. Krejt ndryshe Shqipëria, ku pjesa e elektoratit e angazhuar politikisht në formë anëtarësie përbën një të tretën e tij. Ndryshe nga partitë evropiane, të cilave u intereson cilësia, tri partitë kryesore në vend, përpiqen të tërheqin sa më shumë individë. Trendi i kundërt me BE do kërkuar në tendencën e partive për ta bërë subjektin më populist dhe më të komandueshëm nga ana e subjekteve politike si edhe për të shtuar mundësitë e veta në tregun e punës për shkak të kontrollit politik të punësimeve dhe politikave klienteliste nga ana e individëve. Kjo është arsyeja e sezoneve të begata të anëtarësimit gjatë viteve të pushtetit dhe jo atyre të opozitës. Po ndonëse i kundërt, edhe ky trend është tregues krize po aq sa edhe ai evropian.
Jashtë krize nuk mbetet as efektiviteti. Jo rrallë qeveritë krijohen me vështirësi, mbajnë vulën e marrëveshjeve joideologjike dhe kërcënohen nga mungesa e stabilitetit. Qeverisja energjike rezulton e vështirë – sidomos për koalicionet. Marrëveshjet zgjasin shumë dhe motivet e tyre nuk janë transparente. Palët implikohen në veprime të paparashikueshme, duke vënë në rend të ditës fleksibilitetin dhe improvizimin, mosbesimin ndaj partnerit në koalicion dhe shpërblimin si garantues të qëndrueshmërisë së zgjedhësve. Vendimmarrja e vështirë e bën qeverisjen të ngadaltë. Reformat rrënjësore, projektet infrastrukturore apo nismat globale vuajnë ndikimin e faktorëve lokalë, që diktojnë interesat e tyre në forma variuese nga mbështetja te shantazhi.
Po a e vë kriza në pikëpyetje sistemin?
Sistemin jo, por format e aplikimit të tij!
Kriza është alarmi, që duhet të mobilizojë të vetëndjerin. Veçanërisht demokracitë e reja duhet të kuptojnë se demokracia nuk është thjesht një status, që vendoset dhe vlen njëherë e përgjithmonë. Demokracia është luftë dhe përpjekje e vazhdueshme për drejtësi dhe tolerancë pavarësisht sfidës së dhunës, korrupsionit dhe vështirësive ekonomike. Sidomos në Evropë, ku koncepti i demokracisë ka rrënjët e veta historike, vlerat dhe institucionet demokratike nuk duhen lënë të humbasin mbështetje dhe aq më pak të tradhtohen.
Demokracia është liri dhe përgjegjësi!
Për vete dhe për të tjerët!
Në mendim, në fjalë dhe në vepra!
Para zgjedhjeve dhe pas tyre!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite