LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Rregullorja për qasjen e mediave në Kuvendin e Kosovës

Miratohet Rregullorja për qasjen e mediave në Kuvendin e Kosovës

Valmir Klaiqi, këshilltar i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se është miratuar Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Klaiqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kjo Rregullore është hartuar vitin e kaluar.

“Rregullorja e re është hartuar në koordinim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, gazetarët që përcjellin punën e Kuvendit si dhe me mbështetje të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI). Transparenca forcon demokracinë”, shkruan ai. /Telegrafi/