LAJMI I FUNDIT:

Miratohet nevoja për Ligjin për arsim fillor në Maqedoninë e Veriut

Miratohet nevoja për Ligjin për arsim fillor në Maqedoninë e Veriut

Komisioni juridik-ligjvënës ka miratuar nevojën për Propozim Ligjin për arsim fillor dhe Propozim ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionist në arsimin fillor dhe të mesëm.

Javën e kaluar u zhvillua debat i ashpër në këtë komision me opozitën, e cila akuzoi pushtetin dhe Ministrinë e Arsimit se nuk kanë respektuar rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për gjuhën shqipe gjatë dorëzimit të propozim ligjeve në Kuvend. Por sot mundësuan që ky ligj të hyjë në procedurat e mëtejme parlamentare. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, deklaroi se këto dy propozim ligje kanë fokus përmirësimin e cilësisë në arsim.

Ky propozim ligj është i bazuar në të dhëna, në analiza kredibile dhe përmban zgjidhje kualitative me të cilat përmirësojmë gjendjen në arsimin fillor, përmirësojmë kualitetin, përmirësojmë cilësinë. Në hartimin e të njëjtit kanë marrë pjesë përfaqësues nga grupe të ndryshme, përfaqësues nga institucione ndërkombëtare vendore, përfshirë edhe institucionet vendore, janë zhvilluar debate publike”- tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori