Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë apstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.
Në hyrje të seancës, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë Projektligjin në lexim të dytë.
“Për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia edhe shëndetësore dhe ekonomike, rishikimin e buxhetit e kemi sjellë në kuvend më datën 19 qershor prej atëherë ka kaluara një kohë e gjatë edhe pse i kuptojnë vështirësitë e organizmit të seancave për shkak të disa rasteve pozitive që ka pasur edhe nga deputetët. Mirëpo qe një kohë është bërë e pamundshme implementimi i masave dhe dala në ndihmë nga e Qeverisë qoftë për sektorin publik, qoftë për sektorin privat andaj, edhe kemi parë të arsyeshme që të thirret kjo seancë e jashtëzakonshme. Meqenëse komisionet funksionale kanë përfunduar krejt punën për rishikim të buxhetit të votohet sot buxheti në lexim të dytë, në mënyrë që të zbatojmë masat e më hershme por edhe programin për rimëkëmbje ekonomike por edhe për investimet ekstra që janë paraparë në sektorin e shëndetësisë”, theksoi Bajrami, përcjell Telegrafi.
Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.
Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.
Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.
Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se pas publikimit të Ligjit në Gazetën Zyrtare, mund të fillojë ekzekutimi i masave nga Pako Emergjente Fiskale.
“Me të vërtet ka kaluar një kohë të gjatë që rishikimi i buxhetit është duke u proceduar në Kuvend, desha të falënderoj grupet parlamentare që po priten të votojnë rishikimin e buxhetit. Sa i përket Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike, nuk është e vërtet që Qeveria Hoti ka larguar masën prej 30 eurosh për pensionistët. Kemi një rënie drastike të buxhetit, deri në fund të vitit pritet që të kemi më pak se 230 milionë euro. Jemi të detyruar që të hyjmë në borxhe të mëdha për të menaxhuar pandeminë COVID-19. Shuma prej 170 eurosh do të arrin të ekzekutohen edhe masa e me rastin e dekretimit të Ligjit të buxhetit në Gazetën Zyrtare”, tha Bajrami.
Afati i publikimit është tetë ditë pune. Kështu që edhe në këtë javë nuk pritet të ketë zbatim të masave ose paga 170 euro për punëtorët.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 13 korrik në lexim të parë Projektligjin mbi Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, përcjell Telegrafi.
Pas miratimit të Projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore, përcjell Telegrafi.
Sipas Programit Qeverisës 2020-2023 të prezantuar nga Qeveria e Kosovës, pritet të mobilizohen mbi 1 miliard euro për dy vite.
“Këto masa do të përmblidhen në kuadër të ‘Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19’, i cili program do të mobilizojë mbi 1 miliardë euro gjatë vitit 2020 dhe 2021 që do të futen në ekonomi. Do të themelohet Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, ku do të grumbullohen mjetet që do të dedikohen për qëllime të mbështetjes ekonomike dhe sociale për të tejkaluar pasojat e pandemisë”, thuhet në program.
Kujtojmë se më 15 mars, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim ishte votuar buxheti i Kosovës për vitin 2020 në vlerë prej 2 miliardë e 357 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles