Milani është afër transferimit të Antonio Mirantes, raporton Gianluca di Marizio.

Mike Maignan ka pësuar lëndim dhe do të mungojë për disa ndeshje te Rossonerët.


Kështu, Mirante është aktualisht lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet Milanit pa probleme.

Ish-gardiani i Romës do të rivalizojë Tatarusanun për një vend në portë, derisa të rikthehet Maignan.

Mirante ka arritur tashmë për testet mjekësore te Milani dhe shumë shpejtë pritet prezantimi i tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app