Të paturit një shok imagjinar konsiderohet si një pjesë normale dhe madje e shëndetshme e zhvillimit të fëmijës
Kërkimet mbi miqtë imagjinarë kanë vazhduar për dekada, me mjekë dhe prindër që pyesin nëse është dukuri e shëndetshme apo “normale”.
Shumica e hulumtimeve kanë treguar se zakonisht është pjesë e natyrshme e fëmijërisë. Mendohet se deri në 65% e fëmijëve deri në moshën 7-vjeçare kanë patur një shok imagjinar.
Çfarë do të thotë?
Nuk është e pazakontë që fëmijët të krijojnë miq ose shokë imagjinarë – dikë me të cilin mund të flasin, të ndërveprojnë dhe të luajnë. Këta “miq” mund të marrin formën e gjithçkaje: një miku të padukshëm, një kafshe, diçkaje fantastike etj.
Shumica e hulumtimeve kanë treguar se të paturit një mik imagjinar është një formë e shëndetshme e lojës në fëmijëri. Studimet madje kanë zbuluar se mund të ketë disa përfitime për zhvillimin tek fëmijët që krijojnë shokë imagjinarë. Përfitimet mund të përfshijnë:
– aftësi më të mira për shoqëri
– zhvillim i krijimtarisë
– strategji më të mira për të përballuar situatat
– mirëkuptim emocional
Miqtë imagjinarë mund t’i sigurojnë fëmijës miqësi, mbështetje, argëtim dhe jo vetëm. Në vitin 2017, disa studiues përshkruan këto pesë qëllime për të pasur një mik imagjinar:
1. Zgjidhja e problemeve dhe menaxhimi i emocioneve
2. Eksplorimi i idealeve
3. Loja
4. Përballimi i vetmisë
5. Eksplorimi i sjelljeve dhe roleve në marrëdhënie
Po sikur shoku imagjinar të jetë i frikshëm?
Ndërsa shumica e miqve imagjinarë mendohen si të mirë, miqësorë dhe të bindur, jo të gjithë janë përshkruar kështu. Disa janë quajtur përçarës dhe agresivë. Është e mundur që disa miq imagjinarë të trembin, mërzisin ose të shkaktojnë konflikt me fëmijën.
Shumë fëmijë shprehin kontroll ose ndikim mbi sjelljen e shokut të tyre imagjinar, ndërsa disa fëmijët e tjerë e përshkruajnë atë si jashtë kontrollit të tyre. Nuk është kuptuar plotësisht pse një mik imagjinar do të ishte i frikshëm, por duket se edhe në këtë rast fëmija ka përfitime, si përballimi i situatave të vështira.
Si duhet të reagojnë prindërit?
Nëse fëmija tregon për mikun imagjinar, duhet t’i bëhen pyetje. Prindërit duhet të mësojnë më shumë për interesat e fëmijës.
Gjithashtu prindërit mund t’i inkurajojnë që të luajnë bashkë ose ta bëjnë pjesë të veprimtarisë së tyre të përditshme. Për shembull t’i lënë një vend bosh në tavolinën e ngrënies. Nëse fëmija ose shoku imagjinar shkakton probleme, duhet të vendosen kufij.
Në cilën moshë fëmijët heqin dorë nga miqtë imagjinarë?
Disa prindër shqetësohen se fëmijët me miq imagjinarë nuk e kuptojnë mirë realitetin, por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, shumica e fëmijëve e kuptojnë se miqtë e tyre imagjinarë nuk ekzistojnë. Ka më shumë raporte që tregojnë se miqtë imagjinarë janë të pranishëm kryesisht te fëmijët nën 7 vjeç, megjithëse të tjera raporte dëshmojnë miq imagjinarë deri në moshën 12 vjeç.
Nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse një fëmijë ende flet për mikun e tyre imagjinar.
A është e lidhur me skizofreninë?
Kur bëhet fjalë për një imagjinatë të tillë, prindërit mund të pyesin nëse fëmija i tyre po përjeton halucinacione ose psikozë. Të paturit e një miku imagjinar nuk është e njëjta gjë me të përjetuarit e këtyre simptomave, të cilat shpesh shoqërohen me skizofreni.
Skizofrenia zakonisht nuk shfaq simptoma derisa një person nuk është midis 16 dhe 30 vjeç. Skizofrenia e fëmijërisë së hershme është e rrallë dhe e vështirë për t’u diagnostikuar. Kur ndodh, zakonisht ndodh pas moshës 5 vjeç, por para moshës 13 vjeç.
Disa simptoma të skizofrenisë në fëmijëri përfshijnë:
– paranojë
– ndryshime humori
– halucinacione, si dëgjimi apo shikimi i gjërave të paqena
– ndryshime të papritura në sjellje
Simptomat e skizofrenisë dhe të paturit një mik imagjinar janë të ndryshme dhe s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Megjithatë në kushte të tjera mendore dhe fizike, mund të ketë një lidhje mes tyre. N
jë hulumtim i vitit 2006 zbuloi se fëmijët që vazhdonin të zhvillonin çrregullime kishin një mundësi më të madhe për të pasur një mik imagjinar. Këto çrregullime janë gjendje të shëndetit mendor ku një person përjeton një shkëputje nga realiteti.
Po nëse një i rritur ka një mik imagjinar?
Nuk ka shumë studime për miqtë imagjinarë në moshën e rritur. Duket se në shumicën e rasteve, miqtë imagjinarë lihen pas në fëmijëri. Në rastet e tjera, duket të jetë një mënyrë për të përballuar situatat.
Por nga ana tjetër, kur një i rritur përjeton halucinacione ose humb kontaktin me realitetin e jashtëm, për shkak të dëmtimit të mendimeve dhe emocioneve, atëherë situata është shqetësuese.
Kur të vizitoni mjekun
Në shumicën e rasteve, miqtë imagjinarë janë të padëmshëm dhe normalë. Por nëse besoni se fëmija juaj po përjeton diçka më shumë, vizitoni mjekun. Nëse sjelljet dhe gjendjet shpirtërore të fëmijës ndryshojnë në mënyrë dramatike ose fillojë që t’ju shqetësojnë, duhet të konsultoheni me specialistin.
Nëse shoku imagjinar i fëmijës bëhet ndonjëherë i frikshëm, agresiv ose i frikshëm për fëmijën, një vlerësim me një profesionist të shëndetit mendor është veprimi i duhur.
Burimet: Healthline, Atlantic, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Zgjedhjet e stilit 2025: Cili brend do të fitojë për të udhëhequr garderobën tuaj?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Pse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze