Policia e Elbasanit do të angazhojë 320 forca policie për mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në orën 19:00.
Duke filluar nga ora 15:00 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.
Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”. Bulevardi “Qemal Stafa” në krahun e djathtë të stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.
Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq si dhe vendparkimet me autorizim do te jenë para sheshit të stadiumit. Bulevardi “Qemal Stafa” dhe Unaza e Qytetit do përdoren për qarkullimin e mjeteve.
Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë dhe në spitalin Rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti, shkruan TCH.
Levizja e mjeteve të ekipeve vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium, e kthim.
Gjithashtu bëhet e ditur se do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e policisë.
Sportdashësit në stadium duhet të jenë të pajisur me biletë dhe kartë identiteti dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdo lloji, fishekzjarre, monedha apo metale të çfarëdo lloji, çelësa të ndryshëm.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë