LAJMI I FUNDIT:

Miqësia e pazakontë: Takohet me personin që e kishte qëlluar me revole në fytyrë para 26 viteve, kërkon nga gjykata ta lirojnë (Foto/Video)

Miqësia e pazakontë: Takohet me personin që e kishte qëlluar me revole në fytyrë para 26 viteve, kërkon nga gjykata ta lirojnë (Foto/Video)

Një marrëdhënie shoqërore e pazakontë është krijuar mes një gruaje dhe një adoleshenti, i cili e kishte qëlluar me revole në fytyrë.

Debbie Baigrie kishte shkuar në një udhëtim në Tampa të Florida së bashku me djalin e saj të dytë gjatë verës së vitit 1991, kur u qëllua me revole nga 13-vjeçari Ian Manuel, i cili në ato momente po tentonte ta plaçkiste dhe nga paniku kishte shkrepur revolen, transmeton Telegrafi.

Rrëfimi i Debbie, miqësia e pazakontë dhe falja e “mëkatit”, është shpërndarë nga Starbucks në kanalin e saj në YouTube.

Në video, ajo përshkruan në detaje momentin kur qëllohet, dhe pranon se në asnjë mënyrë nuk kishte besuar se si një 13-vjeçar ka mundur t’ia tërheq këmbëzën revoles.

Në atë kohë Ian kishte bërë “emër” në lagjen e tij si një problematik, si dhe nëna e tij kishte qenë disa herë e burgosur.

“Krijova reputacion si një njeri që nuk i trembet asgjëje. Nuk kishte rëndësi që isha shumë i ri, thjesht kisha armën në brez”, ka deklaruar ai.

Lidhur me të shtënat që ndodhën në korrik të vitit 1991, Debbie ka thënë: “Ishte hera e parë që dola jashtë shtëpisë që nga lindja e djalit të dytë. Aty i pashë tre të rinj që po më prisnin te parkingu i veturave. Nuk iu kushtoja shumë rëndësi, por njëri prej tyre më pyeti nëse kisha para me vete, dhe më pas dëgjova dikë prapa shpinës duke bërtitur ‘e kam seriozisht, mi jep paratë’”.

Për këtë krim Ian ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pa kurrfarë mundësi lirimi, vendim ky që do t’ia pamundësonte që ta shihte më nënën e tij.

Në video, ai tregon se si kishte gjetur numrin e telefonit të Debbie, dhe kishte vendosur t’i telefonoj në natën e Krishtlindjeve të vitit 1991.

“Më vjen mirë që kam vepruar siç më thoshte mendja dhe zemra dhe i telefonave atë ditë, sepse po të mos e kisha bërë këtë, sigurisht se do ta humbja një miqësi unike”, ka shtuar ai.

Ndërkaq për Debbie pranimi i një telefonate të tillë i ka ndryshuar rrënjësisht jetën.

“E kam falur sepse ka qenë fëmijë. E kam bërë këtë që të rifokusohen për një jetë më të mirë”, ka shtuar ajo.

Më vonë Ian ishte kontaktuar nga avokati Bryan Stevenson nga Iniciativa për Drejtësi të Barabartë, dhe kështu sfiduan gjykatën për ta kthyer rastin në rigjykim.

Ky veprim detyroi edhe Debbie të ndjek seancat dhe të flasë për një dënim të padrejtë. Ajo madje ka lavdëruar Ian për fjalimin “e bukur” para gjykatësit.

“Për shumë vite e kam pritur këtë moment të takohem me Debbie, dhe të kërkoj nga ajo që të më fal për veprimin që e kam bërë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori