Këngëtarja australiane ka rënë në dashuri me sportin që kur ka filluar të luajë me të dashurin e saj Andres Velencoso më herët gjatë këtij viti.

Minogue thotë se kjo e ka zgjeruar rrethin e saj të miqve, pasi ajo vazhdon t’i takojë yjet tjera të çmendur pas golfit.

“Kurrë as edhe brenda një milionë vitesh nuk do të ëndërroja se do të përfundoj duke luajtur golf, por është vërtet shumë kënaqësi. Është një sfidë dhe kam ndjekur shumë kurse. Por, është edhe varësi”, ka thënë Kylie.

“Ndoshta do të duhet të futem në dizajnin e veshjeve për golf pasi, të ju tregoj të drejtën, nuk është lehtë të dukesh mirë në kurs të golfit”, ka shtuar këngëtarja, e cila tashmë ka linjën e saj të parfumeve dhe gjësendeve shtëpiake.