Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola ka konfirmuar se mesfushori do të qëndrojë te Manchester Unitedi.

Fituesi i Kupës së Botës ka kohë që lidhet me një largim nga Djajtë e Kuq, derisa në garë për të janë Real Madridi e Juventusi.


Por, Raiola ka konfirmuar për Sky Sport se 27-vjeçari nuk do të largohet nga Manchester Unitedi dhe do të nënshkruajë kontratë të re.

pogba 2

“Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester Unitedi”, ka thënë agjenti italian.

“Pogba është lojtar i rëndësishëm i Unitedit dhe ata kanë një projekt 100 % ku ai është i përfshirë”.

“Man Utd nuk do të pranojë asnjë ofertë për shitjen e Pogbas dhe ne do të flasim shumë shpejtë me klubin për kontratën e re”, ka thënë Raiola.

Ka gati një vit që mesfushori francez e kërkonte largimin nga Unitedi, mirëpo tani duket se ka qëndruar mendje dhe dëshiron të qëndrojë në Old Trafford. /Telegrafi/

telegrafi sport app