LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Zivic u takua me ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Ministrja Zivic u takua me ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Partneriteti në mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ambasadës së Finlandës në Kosovë do të thellohet në vazhdimësi me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Kështu u tha sot në takimin e ministres së MBPZHR-së, Dijana Zivic me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ku mes tjerash është biseduar për zhvillimet e deritanishme në këtë sektor, si dhe për projektet zhvillimore, që pritet të realizohen në të ardhmen.

Me këtë rast, ministrja e ka njoftuar ambasadoren edhe për potencialet dhe përparësitë që ofron vendi ynë në sektorin e bujqësisë, duke treguar se edhe për investimet që po bëhen nga qeveria në këtë sektor.


Ministrja falënderoi ambasadoren për mbështetjen e deritashme që kanë dhënë për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Nga ana e saj, ambasadorja Pia Stjernvall, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve. /Telegrafi/