LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha në Lisbonë: Kosova është i vetmi vend me regjim të vizave

Ministrja Hoxha në Lisbonë: Kosova është i vetmi vend me regjim të vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marr pjesë në konferencën Globale Horasis, e cila po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, dedikuar perspektivave të BE-së, nën moton: Viti 2019 është viti i Përtëritjes së Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit për media, Hoxha ka thënë se Ballkani Perëndimor po përballet me shumë sfida që kërkojnë veprim të njëzëshëm nga BE-ja.

“Republika e Kosovës e sheh të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian të lidhur ngushtë me vlerat, perspektivat, sfidat dhe shqetësimet e BE-së. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të ndërtojmë dhe të thellojmë partneritetet në mënyrë që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të sigurojmë mbështetje të ndërsjellë”, potencoi Ministrja Hoxha.


Në njoftim thuhet, se ministrja ka pëmendur faktorët që dobësojnë procesin e vendimmarrjes së BE-së, si dhe procesit të liberalizimit të vizave me BE-në.

“Përkundër që qytetarët e Kosovës janë më pro BE-së në Evropë, Kosova është i vetmi vend me regjim të vizave. Prandaj, liberalizimi i vizave është një çështje kyçe për Kosovën, por edhe për kredibilitetin e BE-së. Me gjithë izolimin e vazhdueshëm, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave në sektorët e ndryshëm. Përkundër mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga 5 shtete anëtare të BE-së, Republika e Kosovës mbetet vendi më pro BE në Evropë”, ceku Ministrja Hoxha, duke shtuar se BE është gur themeli i stabilitetit dhe prosperitetit evropian.

“Duke ardhur nga Ballkani Perëndimor, rajon që ka nevojë për mbështetje nga BE-ja si politikisht edhe ekonomikisht, shqetësohemi për ngadalësimin e procesit integrues. Besoj se do të transformohet BE-ja në një entitet më efektiv dhe koheziv. Ne po bëjmë Reformën e Administratës, po sjellim legjislacion në përputhje me Acquis, zbatojmë ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Por, ende nuk jemi të kënaqur me zbatimin efektiv të ligjeve”, ka thënë ajo.

Sipas komunikatës për media, konferenca Globale Horasis 2019, po mbahet në një moment historik, në të cilin zemërimi i globalizimit po vërshon në mbarë botën, thuhet në dokumentet e konferencës.

Pjesëmarrësit diskutuan mënyrat për të rivendosur besimin në idenë e globalizimit të baraspeshuar me plane të hartuara vepruese për të siguruar që frytet e globalizimit të jenë të shpërndara në mënyrë më të barabartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori