LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha në Berlin: Qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizjen e lirë

Ministrja Hoxha në Berlin: Qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizjen e lirë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot mori pjesë në Tubimin Ndërkombëtar të Berlinit, ku pjesëmarrës ishin shumë përfaqësues të shtetit gjerman nga parlamentet, qeveritë, administratat, ekonomia dhe shoqëria, si dhe përfaqësues shtetërorë, ambasadorë nga më shumë se 50 vende të botës.

Sipas një njoftimi, tubimet e tilla ofrojnë mundësi të mirë për rrjetëzim dhe diskutim të çështjeve që i kontribuojnë paqes dhe bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të shteteve.

Në këtë tubim, Ministrja Hoxha pati rastin të takojë shumë nga këta pjesëmarrës ku i informoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, vizionin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE), dhe ngriti çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për mbështetjen e Kosovës në këtë aspekt.


Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Integrimit Evropian thuhet se, gjatë këtyre bisedave, ministrja Hoxha theksoi se Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave dhe që tani kjo çështje është në duar të Këshillit dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë drejtim, Ministrja Hoxha vlerësoi se ky proces do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor – sidomos në zgjerimin e mundësive për rininë tonë, si përfaqësuese e vlerave të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori