LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haradinaj i kërkon përfaqësuesit të BE-së në Kosovë lehtësim në përafrimin e njohjes nga pesëshja e BE-së

Ministrja Haradinaj i kërkon përfaqësuesit të BE-së në Kosovë lehtësim në përafrimin e njohjes nga pesëshja e BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla ka pritur sot në takimin e parë njoftues, shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Ministrja Haradinaj ka ri konfirmuar orientimin Euro-Atlantik të Kosovës, si rrugë e pa alternativë për Kosovën.

Duke i uruar për marrjen e detyrës, shefja e diplomacisë ka shprehur vendosmërinë e Kosovës për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, por gjithmonë në koordinim të plotë me ShBA-të.


“Shpreha vendosmërinë e Kosovës për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht të detyrueshme, e cila sjellë njohjen reciproke mes dy vendeve, në koordinim të plotë me ShBA-të dhe me ndihmën e Bashkimit Europian.”, ka thënë ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja Haradinaj ka theksuar se Kosova pret nga Bashkimi Evropian që të lehtësoj përafrimin njohjes nga pesë vendet anëtare të BE që ende nuk e kanë bërë një gjë tillë.

“Tash pas marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjes nga Izraeli, presim që edhe Bashkimi Europian të lehtësoj përafrimin njohjes nga pesë vendet anëtare të BE që ende nuk e kanë bërë një gjë tillë. Poashtu presim veprim strategjik për obligimet e mbetura kontraktuale në të drejtën e fituar të Kosovës për lëvizje të lirë pa viza”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Lajme
Kalo në kategori