LAJMI I FUNDIT:

Ministrja gjermane: Rusia sërish propagandon se ka synime të reja në Ukrainë

Ministrja gjermane: Rusia sërish propagandon se ka synime të reja në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve të Rusisë se do të sulmojë disa zona të tjera në Ukrainë.

Ajo pretendon se bëhet fjalë për “propagandë të re” nga pala ruse, raporton dw.

“Rusia përdor një argument të ndryshëm çdo herë. Këtë herë ata thonë se është për shkak të mbështetjes ushtarake. Por ata tashmë kanë sulmuar Kievin dhe pjesë të tjera të Ukrainës në të kaluarën. Pra, është thjesht një propagandë e re nga pala ruse”, tha ministrja.


Kuleba i përgjigjet Lavrovit: Rusët duan gjak dhe jo negociata
Lexo po ashtu Kuleba i përgjigjet Lavrovit: Rusët duan gjak dhe jo negociata

Baerbock premtoi ndihmë të mëtejshme të shtetit gjerman për Ukrainën, e cila është e pushtuar që nga 24 shkurti nga forcat ruse.

“Ne po shikojmë mënyra të ndryshme mbështetjeje. Ajo që mund të bëjmë është të ofrojmë mbështetje gjatë hetimeve, gjatë çminimit të qyteteve të ndryshme. Ne mbështesim ndihmën mjekësore, mbështesim refugjatët. Dhe po, nëse ka gjëra ku mund të bëjmë më shumë, edhe me një shtesë direkte financiare, për të cilën jemi duke diskutuar, atëherë e kontrollojmë edhe këtë”, tha kryediplomatja gjermane.

Baerbock është në një turne dhjetëditor veror nëpër Gjermani.

Ajo synon të diskutojë me qytetarët strategjinë e planifikuar për sigurinë kombëtare. Në muajin mars, ministri filloi zyrtarisht punën për atë strategji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori