LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Një faktor i njohur rreziku për sindromën Down është mosha e nënës

Ministria e Shëndetësisë: Një faktor i njohur rreziku për sindromën Down është mosha e nënës

Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down.

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e tyre thotë se kjo ditë është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar përfshirjen e individëve me këtë sindromë në shoqëri.

“Sindroma Down është një çrregullim gjenetik që ka ndikim në zhvillimin intelektual dhe fizik, duke krijuar sfida të mëdha për individët me këtë gjendje, të tilla si vështirësi në arsimim, punësim dhe integrim social. Statistikat globale tregojnë se 1 në 700-1000 lindje ka fëmijë me sindromën Down, dhe individët që e përballojnë këtë sindromë mund të jetojnë një jetë të plotë dhe të shëndetshme me mbështetje të duhur”, thuhet mes tjerash në njoftim.


Po ashtu, thuhet se një faktor i njohur rreziku për sindromën Down është mosha e nënës.

“Në moshën 20 vjeç, rreziku për lindjen e një fëmije me sindromën Down është rreth 1 në 1,500, ndërsa në moshën 40 vjeç, rreziku rritet në 1 në 100”, vijon njoftimi.

Dita botërore e sindromës Down, bëhet apel që të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët
Lexo po ashtu Dita botërore e sindromës Down, bëhet apel që të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët

Dita Botërore e Sindromës Down ka për qëllim luftimin e paragjykimeve dhe promovimin e barazisë, si dhe mundësive të barabarta për të gjithë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Politikë
Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Kronika e Zezë
Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Sociale
Plani i Serbisë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim me organe njerëzore

Plani i Serbisë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim me organe njerëzore

Lajme
Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Kronika e Zezë
Kalo në kategori